të Seminarit për përfshirjen e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri, 15 Dhjetor 2011, Tiranë
- Deri tani janë miratuar mjaft masa të rëndësishme në drejtim të avancimit të përfshirjes së grupeve vulnerabël, ku përfshihen komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Autoritetet janë inkurajuar që të bëjnë përpjekje shtesë në drejtim të zbatimit të politikave ekzistuese duke përfshirë Planin e Veprimit te Dekadës së Romëve dhe Strategjinë Kombëtare të Përfshirjen Sociale. Ka nevojë që të rritet alkimi i burimeve financiare në nivel qendror dhe vendor. Duhen bërë alokime të veçanta buxhetore për sigurimin e shërbimeve me rendësi kritike për Romët. Duhen angazhuar ne mënyrë aktive grupi ndërministror i punës për Romët dhe grupi ndërministror i punës për përfshirjen sociale .
- Përforcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut për Romët përbën një ndër prioritet kyçe të Opinionit për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin e saj ne BE dhe, për rrjedhojë, është e element i domosdoshëm për progresin e mëtejshëm në rrugën e integrimit në BE. Shqipëria inkurajohet që të përdorë plotësisht instrumentet financiare të tilla si IPA në kuadër të përpjekjeve të saj për të arritur përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël. Për shembull, masat e parashikuara në kuadër të përgatitjes për Programin Operacional të IPA-s për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore duhet të tregojë si përparësi përfshirjen sociale për të grithë qytetarët vulnerabël.
- Sekretariati Teknik i Romëve si dhe autoriteti i tij duhen forcuar nëpërmjet alokimit të burimeve shtesë njerëzore dhe financiare në mënyrë që të luajë rolin e tij monitorues dhe koordinues në mënyrë më efikase.
- Duhet rritur ndërgjegjësimi i atyre që janë të ngarkuar me zbatimin e politikave në nivel vendor. Njësitë e qeverisjes vendore duhet të alokojnë buxhet për zbatimin e politikave specifike. Duhen hartuar plane të nivelit vendor për zbatimin e politikave që shënjestërojnë grupet më vulnerabël dhe përgjegjësitë duhen decentralizuar në mënyrë të qartë.
- Shërbimet relevante duhet të garantojnë që të dhënat që mblidhen nga të gjitha organizatat përgjegjëse të jenë të besueshme dhe të lehta për t’u përdorur nga politik-bërësit. Ministria e Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të Barabarta inkurajohet të garantojë drejtim efikas dhe qëndrueshmëri të Sistemit të Bazuar në Rrjet (ëeb) të Planit Kombëtar të Veprimit të zhvilluar në bashkëpunim me PNUD-in me qëllim që të garantohet mbledhja, raportimi dhe administrimi efikas i të dhënave.
- Autoritetet Shqiptare në nivel qendror dhe vendor duhet të angazhojnë në mënyrë aktive organizatat e shoqërisë civile që punojnë me organizatat e komuniteteve vulnerabël Rome dhe Egjiptiane në fushën e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave në nivel qendror dhe vendor.
- Programet mbështetëse dhe masat e zbatuara nga autoritet në nivel qendror dhe vendor duhet të monitorohen, koordinohen dhe vlerësohen në mënyrë sistematike për të garantuar efektshmërinë dhe efikasitetin e tyre.
- Rritja e ndërgjegjësimit tek publiku i gjerë si dhe tek ofruesit e shërbimeve private/publike për çështjen e mosdiskriminimit dhe të bashkëjetesës është e domosdoshme për të siguruar kohezionin social dhe për t’i dhënë fund të gjitha praktikave diskriminuese. Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të garantuar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në të gjitha fushat në lidhje me komunitetet Rome dhe Egjiptiane.
- Media duhet të nxitet që të ofrojë imazhe pozitive të personave Romë dhe Egjiptianë, duke përfshirë nxitjen nëpërmjet trajnimeve për gazetarët mbi çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirjes sociale dhe anti-diskriminimit.
- Roli i nëpunësve publikë që punojnë në shërbimet sociale duhet zgjeruar nëpërmjet modifikimit të përshkrimit të punës së tyre dhe rritjes së përgjegjësisë për të mundësuar angazhimin efikas të tyre me familjet dhe fëmijët vulnerabël nëpërmjet punës në komunitet dhe vizitave në shtëpi. Ne këtë kuadër, autoritet Shqiptare duhet të vazhdojnë të punojnë për këtë çështje me aktorët relevantë të interesit duke përfshirë këtu organizatat e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së, dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Regjistrimi në gjendjen civile
- Shqipëria duhet të garantojë se maternitetet dhe spitalet duhet të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me regjistrimin e lindjeve dhe raportimin e tyre në mënyrë efikase dhe sistematike, duke u lidhur më Njësite e Qeverisjes Vendore dhe Zyrat e Gjendjes Civile, duke përfshirë rastet kur një fëmijë lind nga një nënë e paregjistruar. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar fëmijëve të lindur jashtë materniteteve. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë subjekt i boshllëqeve dhe të mbetet i paregjistruar, meqenëse regjistrimi i lindjes përbën portën kryesore drejt aksesit ndaj të gjitha shërbimeve sociale dhe të drejtave civile.
- Rastet e fëmijëve të lindur jashtë vendit dhe të atyre që nuk kanë marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duhet të ndiqen në mënyrë aktive nga Zyrat Konsullore, në bashkëpunim të ngushtë me aktorët relevantë të interesit duke përfshirë këtu organizatat e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së, dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
- Autoritetet vendore Shqiptare dhe zyrat e gjendjes civile duhet të angazhohen me shoqatat e dhe komunitetet vendore të Romëve dhe të Egjiptianëve për të parandaluar martesat në moshë të hershme me qëllim që të ulen rastet e lindjeve të paregjistruara.
- Ministria e Brendshme, Drejtoria e Gjendjes Civile dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta duhet të lidhen me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë fushë, dhe me udhëheqësit e komunitetit të organizojnë së bashku sesione informimi për të shpjeguar përfitimet që vijnë nga regjistrimi dhe të garantojnë kushte për identifikimn e rasteve të parregjistruara
- Ligji për ndihmën ligjore falas duhet të zbatohet në mënyrë efikas edhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Ligjore i duhet alokuar buxhet, për të garantuar, në këtë mënyrë, aksesin në drejtësi për grupet dhe njerëzit vulnerabël në vijim të regjistrimit pasues. Individët për përfitojnë nga ndihma ligjore falas duhet të përjashtohen nga shpenzimet që lidhen me procedurat gjyqësore dhe administrative.
- Regjistrimi në gjendjen civile nuk duhet kushtëzuar me pagimin e taksave vendore. Kostoja e testin të ADN-së për fëmijët që ata te ribashkohen me të afërmit e tyre duhet mbuluar nga autoritetet shtetërore.
- Skema financiare për regjistrimin e hershëm të lindjeve (përpara afatit 60 ditor) duhet zbatuar në mënyrë efikase dhe burimet duhen flokuar në përputhje me rrethanat.
Arsimi
- Duhen bërë përpjekje të tjera të fuqishme në fushën e arsimit për grupet vulnerabël, në mënyrë të veçantë për fëmijët Romë dhe Egjiptianë. Është e nevojshme të ngrihen njësi shtesë të integruara publike para-shkollore dhe kopshte në të gjithë territorin e vendit për të punësuar arsimtare dhe edukatorë për të mundësuar mësimin më nga afër të fëmijëve në vështirësi. Politika e braktisjes zero për fëmijët në moshën e arsimit të detyrueshëm duhet zbatuar plotësisht.
- Drejtuesit dhe psikologët e shkollave duhet të luajnë një rol aktiv në lidhje me garantimin e regjistrimit të vazhdueshëm të fëmijëve të familjeve vulnerabël. Shkollat duhet të japin llogari për fëmijët në zonën e tyre dhe duhen krijuar lidhjet me njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.
- Duhet garantuar zbatimi efikas i politikave ekzistuese për kujdesin ndaj arsimimit të fëmijëve Romë dhe Egjiptianë dhe duhet trajtuar mangësitë e këtyre programeve, të tilla si, për shembull, garantimi i funksionimit efektiv të sistemit për dhënien falas të teksteve mësimore për fëmijët në nevojë.
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të sigurojë ndihmë të mëtejshme për të rinjtë Romë dhe Egjiptianë që ata të vazhdojnë studimet universitare duke zbatuar, ndër të tjera, në mënyrë efikase kuotat ekzistuese. Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të bëjë përpjekje, gjithashtu, për të punësuar të diplomuarit Romë dhe Egjiptianë si mësues në mënyrë që të paraqesë modele të roleve pozitive për të gjithë fëmijët e përkatësive të tjera.
- Prindërit duhen bërë më të përgjegjshëm për fëmijët e tyre, dhe përfaqësuesit e komunitetit dhe shoqatat kane një rol shume te rëndësishëm për te luajtur me prindërit. Ndjekja e institucioneve arsimore nga fëmijët në moshë shkollore duhet konsideruar si një nga kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike.
Kujdesi social dhe shëndetësor
- Funksionet e punonjësve socialë duhet të evoluojnë nga natyra administrative në dhënien e ndihmës në terren për familjet dhe në kryerjen e vizitave në shtëpi.
- Vendimi Keshillit të Ministrave që rregullon aksesin e kujdesit shëndetësor duhet ndryshuar në mënyrë që të lejojë akses universal ndaj kujdesit shëndetësor falas, duke përfshirë edhe kujdesin për personat që nuk zotërojnë dokumentacionin e nevojshëm (duke përfshirë këtu, për shembull, fëmijët e rrugës, etj.).
- Autoritetet vendore, së bashku me shërbimet sociale, duhet të marrin masat për të trajtuar në mënyrë efikase çështjet e fëmijëve që lypin nëpërmjet hartimit të planeve specifike të veprimit për të trajtuar shkaqet rrënjësore të problemit, i cili rrjedh nga varfëria.
- Shqipëria duhet të organizojë fushata ndërgjegjësimi për një gamë çështjesh të tilla si higjiena, shëndeti riprodhues, planifikimi familjar si dhe rreziqet që lidhen me martesat dhe shtazanitë e parakohshme. Duhet garantuar vaksinimi i të gjithë fëmijëve Romë dhe Egjiptianë.
- Autoritetet vendore duhet të garantojnë respektimin e akteve ligjore ekzistuese për trajtimin e mbetjeve në mënyrë që të gjitha impiantet vendore të përpunimit të mbetjeve të rrethohen në mënyrë që të parandalohet veprimtaria e rrezikshme e mbledhjes së mbeturinave nga këto pika, në mënyrë të veçantë nga fëmijët.
Formimi profesional dhe punësimi
- Programet e formimit profesional duhen orientuar në drejtim të përfitimit nga personat që trajnohen si dhe nga nevojat e tregut. Ata duhen pajisur me certifikata formimi profesional të njohur na shkallë vendi dhe me akses në tregun e punës në mënyrë të barabartë me pjesën tjetër të qytetarëve.
- Shkollat dhe qendrat e arsimit dhe formimi profesional duhet të krijojnë një lidhje me punëdhënësit nga sektori publik dhe privat.
- Shteti duhet të japë shembullin pozitiv për punëdhënësit privatë duke punësuar persona nga komunitetet Rome dhe Egjiptiane në të gjitha nivelet e përgjegjësisë në nivel qendror dhe vendor, duke shënjestëruar arsimin, shërbimet e kujdesit shëndetësor/social dhe regjistrimin ne gjendjen civile në radhë të parë.
- Zyrat Publike të Punësimit duhet të luajnë një rol aktiv në këshillimin e punësimit dhe krijimin e lidhjeve ndërmjet qendrave te formimit profesional dhe punëdhënësve privatë.
- Nëpërmjet Politikave Aktive të Tregut të Punës dhe Masave Aktive të Tregut të Punës dhe punëve publike, Qeveria Shqiptare duhet të zbatojë politika aktive punësimi për Romët dhe Egjiptianët duke u fokusuar në punësimin me pagë.
Strehimi dhe infrastruktura
- Autoritetet vendore duhet të organizojnë në mënyrë sistematike konsultime me komunitetet e prekura përpara se të kryejnë një risistemim ose shvendosje të ngulimeve informale. Në rast zhvendosjeje, duhet të jetë e detyrueshme per autoritetet vendore që ato të sigurojnë strehim zevendesues për të gjithë personat e prekur.
- Autorietete Shqiptare, nëpërmjet koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe vendor, duhet të garantojnë që të gjenden zgjidhjet ligjore dhe praktike në progresion për komunitetet Rome dhe Egjiptiane që jetojnë aktualisht ne ngulime informale të cilat nuk janë të legalizueshme.
- Në të gjitha njësitë e qeversijes vendore duhen zbatuar kritere të qarta dhe realiste që mundësojnë paraqitjen e kerkesave dhe procedurat transparente për dhenien e strehimit social për grupet më vulnerabël. Programe strehmi specifike dhe të përshtatura për këtë kategori të cilat respektojnë diversitetin kulturor dhe evitojnë dallimet sociale duhet të implementohen gradualisht për grupet në nevojë
- Qeveria duhet të garantojë akses ndaj ujit të pastër dhe pastertisë në zonat ku janë të pranishme komunitetet Rome dhe Egjiptiane.
- Qeveria duhet të sigurojë që familjet Rome që janë zhvendosur nga stacioni i trenit në Tiranë në Shkurt të vitit 2011 do të përfitojnë alternativa strehimi të përshtashme.
|