Këshilli Kombëtar i Punës ka strukture trepaleshe dhe përbëhet nga 27 anëtarë , me perfaqesimin e mëposhtëm:
- 7 anetare nga Qeveria
- 10 anetare nga Organizatat e punëmarrësve
- 10 anetare nga Organizatat e punëdhënëse
Përfaqësuesit e Qeverisë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës, janë :
- Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta;
- Ministri i Financave;
- Ministri i Shendetesise;
- Ministri i Arsimit dhe Shkences;
- Ministri i Drejtesise,
- Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
- Ministri i Puneve Publike, Transportit
Përfaqësues të Organizatave të Punëdhënësve
- Z.Vladimir Koka Konfederata KOP
- Z.Anesti Deçka Konfederata KOP
- Z. Ismail Varoshi, Këshilli i Organizatave të Punëdhënësve të Shqipërisë
- Z.Imir Kamba, Këshilli i Organizatave të Punëdhënësve të Shqipërisë
- Z. Kujtim Shkreli BI&ISH
- Z.Avenir Kika, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
- Z. Agron Zala Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
- Znj.Donika Mici DHKPV
- Z. Enver Ferizaj Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar
- Z. Hajredin Fratari Konfindustria Shqiptare
Përfaqësues të Organizatave të Punëmarrësve
- Gezim Kalaja Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
- Z. Sami Karriqi Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
- Z. Sabri Skënderi Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
- Z. Kol Nikollaj Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
- Z. Taf Koleci Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
- Z. Hajdar Kanani Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë
- Z. Xhafer Dobrusha Federata e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë
- Z. Bajram Kruja Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë
- Z.Gafur Torro Sindikata e Pavarur e Naftës së Shqipërisë
- Z. Eshtem Graçi Unioni i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
Në këtë Këshill marrin pjesë organizatat më të përfaqësuara të punëmarrësve dhe të punëdhënësve, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave çdo 3 vjet, në bazë të treguesve të përfaqësimit, të cilat janë vendosur në bashkëpunim dhe mirëkuptim me këto organizata.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Punës është Z. Spiro Ksera, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Sindikatat dhe Organizatat e Punëdhënësve zgjedhin kryetarin e palës ose 2 nënkryetarët e KKP, ku aktualisht jane Z. Gëzim Kalaja (i zgjedhur nga pala e Sindikatave) dhe Z. Avenir Kika(i zgjedhur nga pala e Organizatave të Punëdhënësve).
KKP-ja mblidhet 4 herë në vit , në përputhje me programin e miratuar prej tij ose me kërkesën me shkrim të çdo pale, drejtuar kryetarit të KKP-së, sipas përcaktimit të bërë në rregullore.
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Punës, përfaqësues të Organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, bëhet nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, sipas propozimeve të këtyre organizatave.
Këshilli Kombëtar i Punës për çështjet e konsultuara dhe të miratuara me konsensus, i bën rekomandimet përkatëse Këshillit të Ministrave, nëpërmjet Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Pranë KKP krijohen dhe funksionojnë 6 komisione të specializuara, tripaleshe, të përherëshme të cilat janë:
- Komisioni juridik;
- Komisioni i punësimit dhe i formimit profesional;
- Komisioni i pagave dhe i pensioneve;
- Komisioni i kushteve të punës, shëndetit dhe sigurimit në punë;
- Komisioni i ekonomisë dhe i financës.
- Komisioni i shanseve të barabarta
Këto komisione kanë strukture trepaleshe , me përfaqësues të barabarte të partnerëve social. Kryetarët e komisioneve të KKP janë drejtorët e drejtorive përkatese të cilët caktohen nga Ministri i Punes,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Komisionet e specializuara kanë pë objekt tëshqyrtojne çështje për fushat e tyre të kompetences dhe t’i transmetojnë mendimet dhe përfundimet e këshillimeve KKP-së.
|