mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Licensa per Agjenci Private Punesimi Print E-mail
Ofrimi i sherbimeve te punesimit, duke synuar nepermjet konkurences me sherbimin publik te punesimit, rritjen e nivelit te sherbimeve.

Arsyeja:

Ofrimi i sherbimeve te punesimit, duke synuar nepermjet konkurences me sherbimin publik te punesimit, rritjen e nivelit te sherbimeve.

Kriteret:

Jane te pasqyruara ne VKM Nr. 708, date 16.10.2003 “Per menyren e licensimit dhe te funksionimit te agjencive private te punesimit”
  1. vula-agjenci.jpgKërkesa me shkrim, për ushtrimin e veprimtarisë;
  2. Vendimi i gjykatës për regjistrimin si person fizik/juridik;
  3. Vërtetimi nga banka, deri në marjen e licensës, për gjendje të ngurtësuar, në llogari rrjedhëse, të shumës jo më pak se 100 000 ( njëqind mijë) lekë, të subjektit kërkues;
  4. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve fiskale e të sigurimeve shoqërore për tremuajt e fundit;
  5. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria, i cili vërteton se kërkuesi i licensës nuk është në ndjekje penale;
  6. Vërtetim nga gjykata, i cili vërteton se subjekti fizik/juridik nuk është në proces falimentimi;
  7. Vërtetimi i gjendjes gjyqësore të kërkuesit, ortakut, aksionerit dhe anëtarëve të organeve drejtuese të subjektit, që ka kërkuar licensës;
  8. Përshkrimi i hollësishëm i veprimtarisë që kerkon të kryejë;
  9. Planimetria e mjediseve të agjensisë dhe një listë emerore e personelit, që përfshihen në procesin e ndërmjetësimit, e shoqëruar me CV-të përkatësë;
  10. Fotokopja e noterizuar e dokumentit të identifikimit dhe 2 fotografi të kërkuesit/kërkuesve.

Menyra e perzgjedhjes

Me aplikim, nese subjektet qe aplikojne i plotesojne kriteret e vendosura, si me siper, kane te drejte te licensohen.

Procedura

Aplikohet ne Drejtorine e Politikave te Punesimit, ne Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, duke plotesuar kriteret e permendura me siper.

Afatet kohore

Licensa duhet te jepet ne nje afat kohor prej 30 ditesh, pasi subjekti aplikon per t’u paisur me license dhe ka fuqi nje vjecare, me te drejte riperteritje.

Organi kompetent

Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

Ankimi

Ne rast te refuzimit te kerkeses, subjekti qe aplikon ka te drejte te ankohet tek Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe, ne se i refuzohet perseri kerkesa, ka te drejte t’i drejtohet Gjykates se Shkalles se Pare.
Institucione te tjera qe marrin pjese ne procesin e licensimit te sherbimeve
Inspektoriati Shteteror i Punes,
Shfuqizime/anullime
S’ka

Tarifa e sherbimit

  • 100.000 leke per personat fizike, licensim per here te pare;
  • 150.000 leke per personat juridike, licensohen per here te pare.
Rilicensimi eshte falas, por duhet te respektohen afatet kohore (qe do te thote procedura e rilicensimit duhet te filloje 45 dite para skadimit te afatit te licenses) ne te kundert konsiderohet si licensim per here te pare.
Last Updated ( Tuesday, 05 August 2008 00:44 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj