mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Licensë për Ofruesit e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror Print E-mail
Personat juridikë privatë dhe publikë, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes shoqërore, pajisen me licensë të veçantë nga Ministria e Punes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Përkufizimi

Personat juridikë privatë dhe publikë, që ofrojnë shërbime të përkujdesjes shoqërore, pajisen me licensë të veçantë nga Ministria e Punes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Arsyet e licensimit

Arsyeja e kryesore e licensimit është mbrojtja e klientëve nga ofrimi i shërbimeve jocilësore, përmirësimi i kapaciteteve të ofruesve dhe monitorimi i standarteve të cilësisë, të cilat janë të detyrueshme të aplikohen nga çdo ofrues shërbimesh.

Kriteret

Pajisen me licensë si ofrues të shërbimeve të përkujdesit shoqërore, ofruesit të cilët:
  • ofrojnë shërbime në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe konventat e ratifikuara nga Parlamenti shqiptar;
  • kanë ose të hapin qendra, ku të ofrohen shërbime për grupe në nevojë, si qendra të kujdesit rezidencial, ditor, qendra riaftësimi për persona me aftësi të kufizuara, qendra pritëse dhe integruese për viktimat e dhunës dhe trafikimit, shërbime në shtëpi, qendra të këshillimit psiko-social dhe linja këshillimi;
  • kanë shërbime që kanë lidhje të drejpërdrejtë me klientët;
  • kanë staf të përgatitur profesionalisht në përputhje me standartet e realizimit të këtyre shërbimeve.

Mënyra e përzgjedhjes

Ofruesit e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, që pajisen me licensë, përzgjidhen nga Komisioni i Licensimit, i cili drejtohet nga zëvendësministri dhe ka si anëtarë të tij përfaqësues nga Drejtoria e Politikave të Shërbimeve Sociale, Drejtoria Juridike, Shërbimi Social Shtetëror, Departamenti i Punës Sociale/Fakulteti i Shkencave Sociale si dhe përfaqësues të ofruesve të shërbimeve.

Procedura

Procedurat për marrjen e licensës, kërkojnë të vërtetojnë që aplikuesi ka kapacitetet dhe aftësitë e nevojshme për të ofruar një shërbim të caktuar dhe që shërbimet aktualisht të ngritura të provojnë këto kapacitete në nivelet e kërkuara.
Aplikuesi për licensë paraqet këto dokumenta:
  • Kërkesën;
  • Vendimin e regjistrimit në gjykatë si person juridik, aktin e themelimit dhe statutin;
  • Të dhëna të hollësishme për shërbimet që ofrohen apo që do të ofrohen;
  • Deklaratë për burimin e financimit, masën dhe kohëzgjatjen e tij;
  • Vertetimet nga organet e gjykatës dhe prokurorisë, me anë të të cilave vërtetohet se drejtuesi dhe stafi i shërbimit, nuk janë në ndjekje penale ose palë në një proces gjyqësor penal, dhe vërtetimin se subjekti nuk është në proces falimentimi;
  • Lejeqëndimin për stafin e huaj;
  • CV-te për drejtuesit dhe punonjesit, qe do te ofrojne sherbimet;
  • Dokumentat që vërtetojnë pronësinë a marrjen me qera të mjediseve ku do të ofrohen shërbimet, planimetrinë e këtyre mjediseve dhe lejen higjenosanitare përveç rasteve kur ky shërbij ofrohet në familje;
  • Dokumentin e njësisë së qeverisjes vendore, ku vepron ose do të veprojë ofruesi, me të dhëna për aplikantin, për veprimtarinë dhe përvojën në ofrimin e këtyre shërbimeve, në të cilin të theksohet edhe nevoja e komunitetit për këtë shërbim;
  • Vlerësimin e Inspektoriatit të Ndihmës Ekonomike, Pagesës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimeve Shoqërore.
  • Afatet kohore
Aplikanti që kërkon të pajiset me licensë, dorëzon dokumentat në Shërbimin Social Shtetëror dhe kur dokumentacioni nuk është i plotë i plotëson ato brenda 15 ditëve. SHSSH e dorëzon këtë dokumentacion në Ministrinë e Punës. Aplikuesi pajiset me licensë brenda 2 muajve nga dita e dorëzimit të dokumentacionit në Ministrinë e Punës. Aplikimet për licensë shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni i Licensimit. Vlefshmëria e licensës është në përputhje me natyrën, kohëzgjatjen e veprimtarisë dhe burimet e financimit por jo më tepër se tre vjet, me të drejtë rinovimi.

Autoriteti përgjegjës

Licensa nënshkruhet nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Aplikimet për licensë shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni i Licensimit.

Ankimimi

Në rast refuzimi të licensës, aplikantit i lind e drejta e ankimimit në Gjykatë, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim nga Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në Komisionin e Licensimit vijnë propozime për pezullim ose heqje license nga Inspektoriati i Ndihmës Ekonomike, Pagesës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimeve Shoqërore, bazuar dhe në VKM nr. 542, dt. 27.07.2005 “Për miratimin e statusit të Shërbimit Social Shtetëror”. Pas shqyrtimit të propozimeve, Komisioni njofton subjektin me shkrim për vendimin e marrë, duke i parashikuar dhe të drejtën e ankimimit në Gjykatë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim.

Kuadri ligjor

Dhënia e licensës bazohet në nenin 34 të Ligjit nr. 8788, dt. 7.5.01 “Per OJF-te”, në Ligjin nr. 9355, dt. 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërroe”, VKM nr. 564, dt. 12.08.2005 “Për licensimin e ofruesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”, i ndryshuar me VKM nr. 349, dt. 6.06.2007, “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 564, dt. 6.06.2007, në Urdhërin e Ministrit, nr. 90, 16.01.2006 “Për ngritjen e Komisionit të Licensimit” dhe Udhezimin e Ministrit nr. 90/1, dt. 16.01.2006 “Për procedurën e organizimit të Komisionit të Licensimit, të ofruesve të përkujdesjes shoqërore”.

Institucione që marrin pjesë në procesin e licensimit

Përveç punonjësve të Ministrisë së Punës në Komisionin e Licesnimit marrin pjesë përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave Sociale/Departamenti i Punës Sociale dhe nga ofruesit e shërbimeve.

Shfuqizime/anullime

Në Komisionin e Licensimit vijnë propozime për pezullim ose heqje license nga Inspektoriati i Ndihmës Ekonomike, Pagesës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimeve Shoqërore, bazuar dhe në VKM nr. 542, dt. 27.07.2005 “Për miratimin e statusit të Shërbimit Social Shtetëror”. Pas shqyrtimit të propozimeve, Komisioni njofton subjektin me shkrim për vendimin e marrë, duke i parashikuar dhe të drejtën e ankimimit në Gjykatë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim.

Pagesa

  • 10 000 leke per licensim;
  • 5 000 leke per rilicensim

Last Updated ( Tuesday, 05 August 2008 00:51 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj