


| RREGULLORE E PERGJITHSHME |
|
|
|
Shkarkoni Rregulloren e MPCSSHDB ne format .DOC te zipuar. Per t'a lexuar ju duhet te keni MS WORD os Open Office Org. Aktiviteti i pergjithshem i Ministrise drejtohet nga Ministri, Zv/Ministrat dhe Sekretari i Pergjithshem. Çdo drejtori zhvillon veprimtarine ne baze te regullores se brendshme te miratuar nga titullari i Ministrise. Detyrat qe duhet te kryeje cdo nepunes apo punonjes tjeter ne ministri jane te pasqyruara ne pershkrimet e vendit te tyre te punes apo ne kontratat e punes. Hyrja dhe dalja e nepunesve dhe e punonjesve te tjere te akredituar brenda aparatit te ministrise, do te jete sipas orarit te percaktuar ne aktet nenligjore, te miratuara nga Keshilli i Ministrave.Per hyrjen dhe daljen e tyre, Drejtoria e Sherbimeve te Brendshme duhet te pajise me karte te gjithe nepunesit dhe punonjesit e akredituar. Zbatimi i orarit zyrtar eshte i detyrueshem per te gjithe. Çdo shkelje ose moszbatim pa arsye perben shkelje te disiplines ne pune. Nenpunesi duhet te mbaj fletehyrjen ne vend te dukshem, ne menyre te detyrueshme gjate gjithe orarit te punes.Nepunesi duhet te dorezoj flete-hyrjen zyrtare kur largohet nga puna ose kur del ne pension. Kur humbet flete-hyrjen njofton pa vonese Drejtorine e Sherbimeve te Brendshme. Ndalohet rreptesisht hyrja ne ndertese jashte orareve te percaktuara, pa nje autorizim nga eprori i drejtperdrejte te konfirmuar nga Sekretari i Pergjithshem. Mjediset e zyrave u jepen ne perdorim nepunesve dhe punonjesve,sipas ndarjes ne baze te struktures se miratuar qe bazohet ne grupimin ne drejtori dhe sektore. Kjo shperndarje behet vetem me autorizim te Sekretarit te Pergjithshem. Çdo nepunes apo punonjes, i cili ka ne perdorim nje mjedis zyre ose zyra te perbashketa, e merr ate ne perdorim sebashku me materialet dhe pajisjet, te cilat i behen dalje me dokumentacion te rregullt kontabel. Gjate qendrimit ne mjediset e zyrave nepunesit apo punonjesit duhet te ndjekin keto rregulla:
Oborri i godines sherben si vendqendrim per automjetet e institucionit. Do te lejohen te parkohen vetem automjetet qe do te kene autorizim nga institucioni. Nepunesit dhe punonjesit e ministrise, ne veprimtarine e perditeshme, duhet te karakterizohen nga perkushtimi, profesionalizmi, morali dhe etika. Gjithashtu parimi i shkalles hierarkike duhet te sherbeje si baze per mirefunksionimin dhe ndertimin e maredhenieve korrekte te punes. Ne mjediset e institucionit nuk lejohet te flitet me ze te larte apo te perdoren shprehje te papershtatshme a te pakontrolluara. Bisedat telefonike duhet te jene vetem per motive zyrtare dhe sa me te shkurtera. Gjate punes nepunesi duhet te perdore me shpesh komunikimin me poste elektronike, si brenda institucionit ashtu dhe ne maredheniet me institucionet e tjera . Veshja dhe paraqitja e nepunesit duhet te jene serioze, per ta perfaqesuar sa me denjesisht administraten publike. Veshja e nepunesve meshkuj, sidomos ne takimet zyrtare duhet te jete me kostum,kemishe e kravate,ndersa per nepuneset femra veshja duhet te jete serioze e jo ekstravagante. Nepunesit dhe punonjesit e tjere duhet te tregojne kujdes per higjenen personale, modelin e flokeve, te mos e teprojne me makiazhin dhe aksesore te tjere ne menyre qe te jene ne pershtatje me detyren dhe funksionin e nepunesit te larte te shtetit. Eshte e ndaluar pirja e duhanit ne koridoret, hollet, sallen e mbledhjeve dhe ne zyrat e takimeve.Gjithashtu ndalohet pirja e duhanit ne automjetet zyrtare. Kerkesa per marrje pushimesh behet me shkrim tek eperori dhe pas miratimit te tij i kalon Drejtorise se Sherbimeve te Brendeshme, e cila pergatit shkresen per miratim nga Ministri per Drejtoret e Drejtorive, Sekretarin e Pergjithshem dhe stafin politik dhe nga Sekretari i Pergjithshem per punonjesit e tjere. Nje nepunes qe nuk paraqitet ne pune per arsye semundje ose aksidenti, duhet te informoje pa vonese eprorin e tij. Ne rast semundje ose aksidenti, nepunesi duhet te jete i pajisur me raport mjeksor. Çdo urdherim zyrtar jashte shtetit duhet te miratohet me pare me shkrim nga Titullari i Ministrise ose Zevendesi i tij. Pas kthimit nga sherbimi brenda apo jashte shtetit te gjithe nepunesit civil duhet te paraqesin informacion me shkrim prane Drejtorise perkatese si dhe nje informacion te shkurter per aktivitetin e zhvilluar prane Drejtorise se Sherbimeve te Brendshme e cila me pas ia paraqet Sekretarit te Pergjithshem. Ne rastet e pushimit nga puna, nepunesit civil brenda 10 diteve nga data e marrjes se urdherit te largimit eshte i detyruar te beje dorezimin e te gjitha dokumentave dhe materialeve qe ai ka ne ngarkim. Nenpunesi civil ne rast se nuk ben dorezimin e materialeve dhe dokumentave brenda afatit te percaktuar nuk i jepet libreza e punes. Vizitoret duhet te lejohen te hyjne vetem pasi nepunesi i rojes te kete lajmeruar per ardhjen e tyre dhe te kete marre miratim nga nepunesi qe pret vizitorin. Pastaj vizitori pajiset me flete - hyrje ku shenohet koha e qendrimit dhe ne fund firmoset nga nepunesi prites. Vizitoret duhet te levizin ne koridoret dhe zyrat sipas orareve te caktuara per takime, pa ndryshuar destinacionin e percaktuar.Vizitoret lejohet te hyjne vetem pasi te jene pajisur me leje hyrje nga punonjesi i informacionit. Drejtorite ne Ministri, Drejtorite e Pergjithshme dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore marrin pjese ne takimet javore dhe ne cdo rast tjeter te vecante te urdheruar nga ana e Ministrit,Zv/ Ministrit apo Sekretarit te Pergjithshem. Keto Drejtori duhet te kontaktojne direkt me Ministrin dhe Zv. Ministrat kur e konsiderojne kete takim te domosdoshem per mbarevajtjen e punes. Cdo drejtori zhvillon veprimtarine e saj mbi bazen e planeve, programeve, projekteve dhe detyrave te aprovuara nga Sekretari i Pergjithshem dhe te miratuara nga titullari i kesaj ministrie. Brenda dates pese te cdo muaji ne Kabinetin e Ministrit dorezohet plani i punes per ate muaj sipas formatit te aprovuar nga Ministri, me detyrat dhe afatet specifike te puneve qe do te beje cdo njesi apo punonjes sipas drejtorise dhe Institucionet perkates, perfshire ketu edhe detyrat e drejtuesve. Per aktivitetin mujor raportimi behet ne fillim te çdo muaji pasardhes. Ne te njejten menyre organizohet edhe analiza tre mujore e punes ku do te raportohet ne nje nga datat qe e vendos titullari. Cdo te premte dorezohet nje informacion tek kabineti i Ministrit ku perfshihen informacione per Projekt ligje ose VKM qe jane perfunduar dhe jane derguar per miratim ne Keshillin e Ministrave por qe nuk jane miratuar akoma. Ne kete informacion perfshihen edhe aktivitetet publike ose mbledhje me rendesi qe do te behen ne javet e mevonshme. Drejtoria e Pergjithshme e Politikave, Sektori i Planifikimit Financiar, bashkepunon me te gjitha Drejtorite ne ministri dhe Institucionet Egzekutive ne percaktimin e treguesve makro-social-ekonomik qe pasqyrohen nga zbatimi i politikave te Ministrise, per buxhetin e vitit pasardhes, i gjithe ky aktivitet udhehiqet nga Sekretari i Pergjithshem. Instucionet egzekutive ne vartesi te Ministrise, ne perputhje me statutet e miratuara raportojne ne Ministri per veprimtarine e tyre si dhe para se te paraqesin tek Ministri dokumenta apo akte ligjore e nenligjore, marrin me pare mendimin e drejtorive perkatese ne Ministri.Komunikimi i Institucioneve Ekzekutive me Drejtorite perkatese ne Ministri behet nepermjet Sekretarit te Pergjithshem. Shkarkoni Rregulloren e MPCSSHDB ne format .DOC te zipuar. Per t'a lexuar ju duhet te keni MS WORD os Open Office Org. |
| Last Updated ( Monday, 04 August 2008 21:49 ) |