mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Programi i MPÇSSHB 2005-2009 Print E-mail
SYNIMET NË FUSHËN E SHËRBIMIT SOCIAL
Objektivat kryesore për modernizimin e sistemit të NE dhe shërbimeve shoqërore

Ligji i ri “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore”, i miratuar në 2005 nga Parlamenti, dhe Strategjia e re e shërbimeve shoqërore krijojnë hapësirat e nevojshme për modernizimin sistemit të mbrojtjes sociale, decentralizimin dhe rritjen e përgjegjësisë së pushtetit vendor për ofrimin e tyre si dhe rritjen e rolit të shoqërirsë civile.

Për reformimin e sistemit të shërbimeve shoqërore do të zbatohen disa politika të reja të cilat synojnë:
  • Ngritjen  dhe shpërndarjen e shërbimeve të reja sociale në komunitet, ku në qendër të shërbimit është vënë klienti;
  • Kalimin gradual nga shërbime rezidenciale drejt shërbimeve në komunitet;
  • Zgjerimin e llojshmërisë së shërbimeve sociale për të gjitha grupet në nevojë;
  • Decentralizimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e kompetencave të pushtetit vendor për ngritjen dhe administrimin e tyre;
  • Rritjen e bashkëpunimit dhe përfshirjen e OJF-ve dhe biznesit privat në ofrimin e shërbimeve sociale.
Në periudhën 2005-2009 do të ridimensionohen rolet e aktorëve pjesëmarrës në proçesin e shërbimeve shoqërore. Rriten kompetencat e pushtetit vendor dhe roli i shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve sociale.
MPÇSSHB do të jetë autoriteti përgjegjës për hartimin e politikave, legjislacionit, programimin e fondeve për NE, PAK dhe shërbimet shoqërore, hartimin e standarteve, krijimin e fondit social të shërbimeve, liçensimin e OJF-ve dhe monitorimin e shërbimeve etj.
Shërbimi Sociale Shtetëror (SHSSH), do të ketë rol ndërmjetës midis nivelit politikbërës (MPÇSSHB) dhe nivelit realizues të shërbimeve sociale, njësive të pushtetit vendor. SHSSH do të përgjigjet për zbatimin e legjislacionit, monitorimin, inspektimin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimeve të përkujdesit social.
Pushteti vendor (qarqet, bashkite, komunat) do të marrin të gjitha përgjegjësitë për identifikimin e nevojave në realizimin e pagesave për programet që mbështesin në “cash”, për përfituesit e NE dhe PAK, me qëllim krijimin dhe menaxhimin e shërbimeve të reja shoqërore komunitare si dhe financimin e tyre.
Do të fillojë proçesi i dencentralizimit të 26 qendrave të shërbimeve rezidenciale publike në vartësi të pushtetit vendor dhe transferimi i të gjitha kompetencave për administrimin e këtyre shërbimeve nga bashkitë/komunat, qarqet. Ky proçes do të  realizohet  brenda  një afati  trevjeçar, duke filluar nga viti 2005.
Do fillojë deinstitucionalizimi i shërbimeve dhe transformimi gradual i tyre në alternativa të reja shërbimesh më pranë komunitetit e familjes. Do të zgjerohen shërbimet alternative për fëmijë si mbështetje për familjen biologjike, familjet kujdestare, shtëpitë familje dhe familjet adoptuese.
Përsoset mekanizmi i ri i financimit të skemës së mbrojtjes sociale: fondet për NE, PAK dhe shërbime shoqërore do të programohen si grande të kushtëzuara që në fillim të vitit për çdo bashki/komunë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre. Fondet e NE dhe PAK do të transferohen në bashki/komunë një herë në 2 muaj, ndërsa fondet për shpërndarjen e NE së kushtëzuar me punë e shërbime në komunitet, do të transferohen një herë në 4 muaj.
Shërbimet shoqërore, përveç fondeve të buxhetit të shtetit, që do të transferohen që në fillim të vitit, do të financohen edhe me fondet e bashkive/komunave, që do të garantojë qendrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e tyre.
Reformimi i sistemit të shërbimeve shoqërore synon krijimin e një sistemi komunitar shërbimesh ku individi ndihmohet dhe mbështetet në mjedisin ku ai jeton, duke respektuar personalitetin, vlerat, aftësitë, preferencat dhe burimet. Në vitin 2006 do të ngrihen dhe do të fillojnë të funksionojnë 19 shërbime të reja komunitare në 4 qarqet pilot: në qarkun e Tiranës 5 shërbime komunitare, në bashkine e Tiranës 4 shërbime komunitare, në qarkun e Vlorës 4 shërbime komunitare, në Shkodër 5 shërbime komunitare, në Durrës 1 qendër shërbimesh komunitare.
Në periudhën 2005-2007 do të përfundoje hartimi i standarteve të reja të shërbimeve shoqërore. Do të riorganizohet SHSSH dhe, në përputhje me kompetencat e reja, do të krijohen Inspektoriati i Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriati i NE dhe pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
Për ngritjen e kapaciteteve të stafeve që merren me shërbime shoqërore në nivel qendror dhe vendor, do të ngrihet sektori i trajnimeve pranë SHSSH.

POLITIKAT E PUNËSIMIT
Synimet kryesore janë:
  • Stabilizimi i tregut të punës për uljen e nivelit të papunësisë sa më pranë kufijve natyrore, duke tentuar objektivat e vendeve europiane në fushen e tregut të punës.
  • Nëpërmjet një sistemi masash ligjore dhe institucionale të parashikuara në Strategjinë e Punësimit dhe Formimit Profesional do të synohet integrimi i tregut të punës shqiptar me atë rajonal.
  • Përshtatja e sistemit të formimit profesional në perputhje me kërkesat e ristrukturimit të ekonomisë shqiptare, integrimin evropian dhe globalizimin.
  • Ndryshimi i raportit midis politikave aktive dhe atyre pasive, në favor te politikave aktive. Kjo do të shprehet nëpërmjet uljes sistematike të shpenzimeve të buxhetit të shtetit për pagesë papunësie dhe ndihmë ekonomike dhe përdorimin e tyre për programe aktive të tregut të punës.
Politikat afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të sektorit
Objektivi 1 – Institucionalizimi dhe formalizimi i tregut të punës
  1. Miratimi i projektligjit “Për nxitjen e punësimit” dhe miratimi i akteve nënligjore në zbatim të tij, të cilat parashikojnë:
    • hartimin e dy programeve të reja për nxitjen e punësimit;
    • ndryshimin e sistemit të manaxhimit të fondeve të formimit profesional;
    • përdorimin e fondeve për punësimin e personave me paaftësi.
  2. Përgatitja e studimit ëe tregut të punës, si kryerja e studimeve periodike afatshkurtra me ndihmën e eksperteve të huaj
  3. Zgjerimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të punësimit
    • Krijimi i një sistemi modern dhe unik i shërbimeve të punësimit, gjë që do të sjell rritjen e numrit të të ndërmjetësuarve;
    • Informatizimi i sistemit të Zyrave rajonale dhe vendore të punësimit;
    • Nxitja dhe krijimi i institucioneve private që ofrojnë shërbime punësimi;

Objektivi 2 – Zhvillimi sasior dhe cilësor i sistemit të formimit profesional në përputhje me nevojat e tregut
  • Zgjerimi i rrjetit të qendrave publike të formimit profesional (në rajonet ku nuk ka qendra të tilla);
  • Rritja e kapacitetit trajinues të qendrave të formimit profesional (rritja e numrit të të trajnuarve me 500 çdo vit);
  • Propagandimi dhe stimulimi i subjekteve private dhe OJF që ushtrojnë aktivitet të formimit profesional si partnerë të formimit publik, në përshtatje me nevojat e tregut të punës;
  • Përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet zyrave të punësimit dhe qendrave të formimit profesional;
  • Vazhdimi i punës për përmirësimin e kurikulave ekzistuese dhe hartimi i kurikulave të reja. Modernizmin e kurikulave dhe materialeve didaktike (5 kurrikula të reja çdo vit);
  • Plotësimi i kuadrit ligjor në fushen e formimit profesional;
  • Përmirësimi i shfrytëzimit të infrastrukturës në bashkëpunim me MASH;
  • Nxitja e QFP-ve për hapjen e kurseve të formimit profesional, të kërkuara nga tregu i punës.

Objektivi 3 – Zhvillimi i masave stimuluese për rritjen e nivelit të punësimit
  • Vazhdimi i zbatimit të programit të nxitjes së punësimit dhe programeve të reja që do të miratohen;
  • Krijimi i Fondit Kombëtar të Punësimit - proçes tepër i rëndësishëm për përdorimin sa më transparent të fondeve të kontributit të punëdhënësit për papunësi.
Tendencat dhe objektivat konkrete 
  • Institucionalizimi dhe formalizimi i tregut të punës;
  • Zhvillimi sasior dhe cilësor i sistemit të formimit profesional, në përputhje me nevojat e tregut;
  • Zhvillimi i masave stimuluese për rritjen e nivelit të punësimit.

Përshkrime të detajuara të reformave
  1. Miratimi nga Kuvendi i projektligjit për nxitjen e punësimit. Ky projektligj sjell disa ndryshime thelbësore, të cilat kanë lidhje me shërbimet e punësimit, programet e reja të punësimit, ndryshimin e proçedurave të formimit profesional;
  2. Vënia në funksionim e Fondit Kombëtar të Punësimit, e cila ka lidhje me transparencën e fondeve kontribut i punëdhënësit për papunësi dhe përdorimi sa më efektiv i këtyre fondeve;
  3. Zgjerimi dhe shtrirja gjeografike e rrjetit të QFP publike nëpërmjet mbështetjes nga buxheti e Shtetit apo nga donatorët. Synohet ngritja e qendrave të reja në Lezhë, Gjirokastër.

SYNIMET NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE PAGAVE
Objektivat kryesore të Qeverisë për periudhën 2005–2009, të pasqyruara edhe në strategjinë e zhvillimit të sistemit të sigurimeve shoqërore janë si më poshtë:
Së pari, garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme. Ky objektiv do të arrihet sidomos përmes:
  • Zbatimit të një sistemi sigurimesh shoqërore që i përgjigjet më mirë stadit të arritur të zhvillimit ekonomik e social të vendit;
  • Përsosjes së menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore, sidomos të mbledhjes së të ardhurave kontributive si dhe shpërndarjes së drejtë të tyre në formën e përfitimeve, aty dhe atëherë kur lind e drejta.
Së dyti, intensifikimi i përpjekjeve për forcimin e mëtejshëm të qendrushmërisë financiare të skemës të sigurimeve shoqërore, duke synuar rritjen graduale, por më të shpejtë të kontributeve, në krahasim me rritjen e përfitimeve, si dhe duke minimizuar subvencionet buxhetore.
Rritja e mëtejshme e qendrueshmërisë financiare të skemës së sigurimeve shoqërore
Në këtë kuadër, deri ne vitin 2009, është parashikuar që diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve në skemën e sigurimeve të rriten  mesatarisht çdo vit me 3-4% në favor të të ardhurave. Të ardhurat në vitin 2009, krahasuar me vitin 2004 parashikohet të jenë rreth 70% më të larta.
Numri i kontribuesve parashikohet të rritet  rreth 50%.
Përsa i përket shifrës së subvencionit për kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi situata në 2005-2009 parashikohet të jetë si vijon: në vitin 2005 në masën 2 265 milionë lekë; në vitin 2006 në masen 800 milionë lekë, për të arritur që deri më 2009 të eleminohet subvencioni nga mbi 3 miliard që ishte në vitin 2004.   
Rritjen e masës së përfitimeve nga sigurimet shoqërore, në këtë kuadër do të vazhdojë rritja e diferencuar e masës së pensioneve për zonën urbane dhe rurale, respektivisht 10% dhe rreth 20%, ndërsa pensionet e invaliditetit në masen 10% .
Do të studiohet mundësia e kalimit në indeksimin e pensioneve për të përballuar efektet negative të inflancionit, duke vazhduar për një periudhë rritjen e masës së pensioneve mbi kufirin e inflacionit. Do të kryhet proçesi i ngushtimit të diferencave të pensioneve të lidhura para dhe pas vitit 1996. Të ardhurat minimale të pensionistit në qytet do të rriten me 10% në vit dhe parashikohet që në vitin 2009 të arrijnë mbi 12400 lekë në muaj; ndërsa në fshat parashikohet të rriten me 15-20%, duke u dyfishuar.
Zhvillimi i kapaciteteve menaxheriale të ISSH-së për rritjen e eficiencës së administrimit të skemës së sigurimeve dhe përmirësimin e cilësisë ndaj klientelës. Në kuadrin e këtij objektivi do të kryhet automatizimi i sistemit të informacionit rreth historikut të të dhenave individuale të klientëve si dhe përmirësimi i rrjedhjes së informacionit brenda sistemit. Në këtë kuadër, do të vazhdojë reformimi i institucionit, kontroll i fortë i shpenzimeve, transparencë dhe informim i vazhdueshëm i publikut, kontroll i rreptë në mënyrën si merren vendimet për përfitimet që nga fillimi deri në ekzekutim.

OBJEKTIVAT E DREJTORISË SË MARRËDHËNIEVE TË PUNËS
Në fushën e legjislacionit:
  1. Përmirësimi i legjislacionit të punës.
    • 2005-2006 - hartimi i komentarit të Kodit të Punës;
    • 2007-2008 - hartimi i Kodit të ri të Punës, në përputhje me direktivat e BE-së në fushën e punës, si dhe plotësimi dhe përmirësimi i akteve në zbatim të tij.
    • Do të vazhdojë ratifikimi i Konventave të ILO-s, pas konsultimit me partnerët sociale.
    • 2005-2006 është programuar miratimi dhe ratifikimi i Kodit Evropian të Sigurimeve Shoqërore.
Në fushën e dialogut social:                
  1. Përmirësimi dhe zhvillimi i institucioneve të dialogut social tripalësh.
    • 2006-2007 është programuar të krijohet Këshilli Ekonomiko-Social tripalësh;
    • Institucionalizimi i dialogut social në nivelin sektorial.
  2. Arritja e nënshkrimit të Paktit të Mirëkuptimit Social Qeveri-Sindikata-Punëdhënës.
  3. Institucionalizimi i Konferencave vjetore tripalëshe të punës.
  4. Në fushën e parandalimit dhe zgjidhjes së konflikteve:
  5. Përmirësimi i trajtimit paragjyqësor dhe gjyqësor të konflikteve të punës.
    • 2006 - Riorganizimi i Zyrave Shtetërore të Pajtimit;
    • 2007- Krijimi i bazës ligjore për ngritjen e gjykatave të punës.
  6. Rritja e shkallës së kontraktimit kolektiv, në sektorin shtetëror në masën 95% dhe në sektorin privat në masen 40%.
  7. Kualifikimi i mëtejshëm i strukturave shtetërore dhe partnerëve sociale për njohjen, zbatimin e legjislacionit të punës dhe teknikat e bisedimeve kolektive.

SYNIMET NË FUSHËN E MIGRACIONIT
Drejtoria e Migracionit do e mbështesë punën e saj në Matricën e masave prioritare afatshkurtra (1-2 vjet) dhe afatmesme (3-4 vjet) për zbatimin e Partneritetit Evropian dhe Strategjisë Kombëtare të Migracionit e Planit Kombëtar të Veprimit.

Sipas Matricës së Partneritetit Evropian për vitin 2005 e në vazhdim parashikohen:
  • Ratifikimi i instrumentave ndërkombëtare:
  • Konventa e OKB “Mbi Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punonjësve migrante dhe pjesëtarëve të familjeve te tyre”, e planifikuar për t’u nënshkruar dhe ratifikuar, sipas rekomandimeve të fundit të BE-së - Shtator 2006.
  • Konventa e KE “Mbi Statusin ligjor të punonjësve migrantë”, e planifikuar për t’u nënshkruar dhe ratifikuar, sipas rekomandimeve të fundit të BE-së - Prill 2006;
  • Miratimi i projekt/VKM “Për Nxitjen e kthimit vullnetar të emigrantëve shqiptarë dhe Riintegrimin e tyre” - Dhjetor 2006.
Sipas Planit Kombëtar të Veprimit të Strategjisë Kombetare të Migracionit, që parashikon afatin 2005-2010 janë parashikuar këto masa, ku në rolin drejtues, zbatues dhe koordinues për menaxhimin e proçesit të migaracionit në Shqipëri është MPÇSSHB, në bashkëpunim të ngushtë me MPJ dhe MPB.

Për periudhën 2005 -2010 janë parashikuar masat si më poshtë:
  • Përqasja e strategjive sektorale, rajonale, vendore dhe kombëtare me Strategjinë Kombëtare për Migracionin – ‘05-‘06;
  • Përshirja e masave për uljen e fluksit të migracionit në zonat rurale nëpërmjet krijimit të lehtësirave për gjallërimin e sektorit bujqësor në vend – ‘05-‘06;
  • Marrja e masave të menjëherëshme për nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve themelore të jetesës në zonat e prekuara në nivel të larta të emigrimit - 2006 e në vazhdim.
  • Zbatimi i marrëveshjeve të ripranimit nga Qeveria Shqiptare – 2005 e në vazhdim;
  • Marrja e masave për t’u siguruar të kthyerve të mitur jo të trafikuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme – 2006;
  • Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrave të saj lokale dhe rajonale, në bashkëpunim edhe me NJQV të marrin përgjegjësinë për të siguruar ndihmën për të kthyerit – 2006;
  • Sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe, në veçanti, informimi i emigranteve të parregullt mbi mundësitë e kthimit vullnetar në atdhe dhe dhënia e ndihmës mjekësore dhe këshillimit për të gjitha kategoritë e të kthyerve. Sigurimi i ambjenteve të nevojshme për strehimin e të kthyerve vullnetarë në Qendrën Kombëtare të Pritjes për viktimat e trafikimit dhe parashikimi i ambjenteve alternative - 2006 e në vazhdim;
  • Nxitja e kthimit, duke lehtësuar dokumentacionin e nevojshëm në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve të origjinës – fillon në 2006;
  • Organizimi i një fushate mediatike në Itali dhe Greqi (për të promovuar dhe informuar për migrimin si fenomen, për identitetin e shqiptarëve, historinë dhe kulturën shqiptare, për të informuar rreth zhvillimeve më të fundit politike, sociale dhe ekonomike në vend, si dhe të përpjekjeve të bëra në kuadër të proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian – ‘05-‘06;
  • Hapja e faqeve elektronike të ambasadave dhe vënia në dispozicion në këto faqe të informacioneve për shërbimet që u ofrohen emigrantëve – ‘05–‘06;
  • Futja në Universitete të programeve të veçanta mësimore që trajtojnë problemet migratore – ‘06–‘07;
  • Ngritja e strukturave të posaçme konsullore ose caktimi i personave të specializuar në përfaqësitë tona në Greqi dhe Itali, për kujdesin ndaj emigrantëve (e kombinuar me masën 19) – ‘07–‘08;
  • Vendosja e kontakteve me Grupin Evropian te Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në fushën e Imigracionit (ERLAI) me qendër në Bruksel, për të hetuar mbi mundësitë e mbështetjes së politikës për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse – 2006;
  • Vendosja dhe intesifikimi i kontakteve të ngushta ndërmjet shoqatave të emigrantëve shqiptarë dhe shoqatave greke dhe italiane për mbrojtjen e imigrantëve – ‘05-‘06;
  • Ndërgjegjësimi dhe informimi i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali mbi rrugët e ndryshme për të apeluar ndaj shkeljeve së të drejave të emigrantëve si dhe njohja me legjislacionin përkatës në këtë fushë, të këtyre vendeve - 2006 e në vazhdim;
  • Vlerësimi i proçedurave të ndryshme për pajisjen me dokumenta të rregullta të emigrantëve të parregullt shqiptarë, në mënyrë të veçantë në Greqi dhe Itali, duke analizuar efektshmërinë e tyre – ‘05–‘06;
  • Vlerësimi dhe nxitja e uljes së çmimeve të lejeve të qëndrimit në Greqi si edhe ulja e tarifave për legalizimin e dokumentave në Përfaqësitë Shqiptare në botë – ‘05–‘06;
  • Negocimi për të nënshkruar marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen sociale me vendet pritëse të emigranteve - 2006 e në vijim;
  • Zbatimi i masave të parashikuara për agjensitë jashtë vendit që merren me kontributin vullnetar për sigurimet shoqërore - 2005 e në vijim;
  • Përcaktimi i sanksioneve administrative dhe ligjore për të shmangur abuzimet e ndryshme nga ana e agjensive private të punësimit - 2005 e në vijim;
  • Nënshkrimi dhe Ratifikimi i shpejtë i Konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që mbrojnë të drejtat e migrantëve dhe familjeve të tyre, si baza më e fortë ligjore për të respektuar këto të drejta si edhe për të ndjekur ligjërisht rastet e abuzimit dhe keqtrajtimit – ‘07–‘08;
  • Ndërmarrja e hapave konkrete për vendosjen dhe zhvillimin e kontakteve më të ngushta me diasporën shqiptare me vendet pritëse – 2005 e në vijim;
  • Zhvillimi i një politike informimi për emigracionin dhe imigracionin, e cila duhet t’i drejtohet çdo kategorie të migranteve dhe jo vetëm emigrantëve për motive punësimi - në vijimësi;
  • Ngritja e Sporteleve të Emigracionit në cilësinë e institucionit që do të merret me dhënien e informacionit për megrim – ‘06-‘10;
  • Hapja e një faqeje interneti ku të jepet informacion i detajuar mbi emigracionin dhe imigracionin – 2006;
  • Fillimi i një fushate informative nëpërmjet reklamave televizive dhe radiofonike, të cilat do të rrisin njohjen mbi burimet e informimit për emigracionin – ‘05-‘10;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rreziqet dhe pasojat e emigrimit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore - 2005 e në vazhdim;
  • Krijimi i një regjistri për shqiptarët jashtë vendit në konsullatat dhe ambasadat e Shqipërisë, i lidhur me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Regjistrimi do të jetë i detyrueshëm pas një qëndrimi të ligjshëm prej më shumë se 12 muajsh dhe Regjistri Kombëtar do të azhornohet me qëndrimet e reja. Regjistri i shqiptarëve jashtë vendit duhet të përfshijë të dhëna mbi arsimin, formimin profesional, profilet profesionale, qëllimin e qëndrimit jashtë shtetit etj. – ‘06-‘08;
  • Studim mbi organizimin e proçesit të votimit për emigrantët jashtë vendit dhe përcaktimi i të dhënave shtesë për t'u mbledhur për regjistrin e Shqiptarëve jashtë vendit me qëllim politikat menaxhuese të emigrimit – ‘05–‘06;
  • Të përcaktohen të dhëna shtesë për t'u mbledhur për regjistrin e shqiptarëve jashtë vendit me qëllim politikat menaxhuese të emigrimit – ‘05-‘06;
  • Të përcaktohet kuadri institucional dhe modalitetet e zbatimit (burimet njerëzore, kohëzgjatja, paisjet etj.) për sistemin e regjistrimit – ‘05-‘06;
  • Të organizohet një Debat i Hapur mbi regjistrimin e emigrantëve për të diskutuar dhe inkurajuar sistemin e regjistrimit dhe objektivat e tij – 2008;
  • Vlerësimi i kërkesë-ofertës për personat e kualifikuar në tregun e punës. Hartimi i politikave me qëllim nxitjen e kthimit të emigrantëve të kualifikuar, duke krijuar kontakte midis tyre dhe ndërmarrjeve të mëdha në vend në bazë të rezultateve të studimit -  2005 e në vazhdim;
  • Marrja e masave për të shmangur largimin e trurit, duke rritur ofertën për punësim në vend. Rritja e bashkëpunimit me ndërmarrjet e huaja për të mundësuar punësimin e emigrantëve të kualifikuar në vend. Bashkëpunimi me NJQV për të mundësuar punësimin e emigranteve me kualifikim të lartë – ‘05-‘10;
  • Monitorimi i zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin - 2005 e në vijimësi.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj