mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Sherbimi Social Shteteror Print E-mail

PROFILI:

Sherbimi Social Shteteror eshte institucion ekzekutiv i politikave dhe legjislacionit ne fushen e mbrojtjes sociale ne Shqiperi. Nga pikepamja institucionale, SHSSH eshte nje agjenci shteterore dhe vepron ne vartesi te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

I. MISIONI

Sherbimi Social Shteteror ka per mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmes ekonomike, pageses se personave me aftesi te kufizuar dhe sherbimeve shoqerore ne te gjithe vendin. Kete mission e realizon nepermjet:
a) Inspektimit, monitorimit te standarteve te sherbimeve sociale te ofruara nga operatoret publike, private dhe OJF-te private ne te gjithe vendin.
b) Programimit dhe detajimit te fondeve te ndihmes ekonomike.
c) Programimit dhe detajimit te fondeve te pageses per personat me aftesi te kufizuar.
d) Programimit dhe detajimit te fondeve per sherbimet shoqerore.
e) Kontrollit te perdorimit te fondeve buxhetore per ndihmen ekonomike, pagesen e personave me aftesi te kufizuar dhe sherbimet shoqerore.

Per realizimin e misionit, detyrave dhe pergjegjesive institucionale, SHSSH bashkepunon me strukturat e pushtetit vendor, sektorin joqeveritar, donatoret, shoqerine civile, shoqatat e perfituesve, komunitetin dhe sektorin privat.

Veprimtaria e SHSSH rregullohet mbi bazen e Statutit të përcaktuar në VKM Nr. 542, dt 27.07.2005.
Statuti i ri reflekton kërkesat e ligjit Nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i cili përcakton kuadrin e përgjithshëm mbi të cilin do të funksionojë dhe zhvillohet sistemi i mbrojtjes sociale. Në frymën e këtj ligji , Statuti përcakton fizionominë,fushat themelore dhe përmbajtja e veprimtarise së Shërbimi Social Shteteror, si institucion i ndermjetem midis rolit politikbërës të MPCS dhe strukturave të pushtetit vendor, të cilat kane pergjegjësinë e realizimit dhe administrimit të shërbimeve sociale në komunitet.

Drejtimet e veprimtarise institucionale te SHSSH

Statuti përcakton funksionet baze dhe përmbajtjen e aktivitetit institucional të Shërbimit Social Shtetëror në tre fushat kryesore te veprimtarisë:

Ndihma ekonomike (NE)
Menaxhimi i skemes se ndihmes ekonomike e cila perfaqson nje nga format e mbrojtjes sociale dhe konsiston ne shperndarjen e ndihmave ne para(cash) per familjet pa te ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme (nen nivelin zyrtar te varferise). Ne skemen e ndihmes ekonomike jane te perfshira familje te varfera te zonave urbane dhe rurale.
Pagesa për Personat me Aftësi te Kufizuara (PAK)
Menaxhimi i skemes se pageses se paaftesise.Nepermjet kesaj skeme trajtohen me pagese ( cash) personat e paafte, te lindur ose te bere te tille para moshes 21 vjec( te paafte mendore, fizike,) persona me statusin e te verberit , dha persona paraplegjike dhe tetraplegjike.

Shërbimet e Perkujdesit Social

Drejtimi i rrjetit te Institucioneve te Perkujdesit Social per kategorite e te moshuarve te vetmuar/braktisur, femijet jetime( sociale dhe biologjike) dhe personate paafte dhe me zhvillim te vonuar. Per te ofruar sherbime per kategorite e mesiperme , funksionojne 26 Institucione te shperndara ne disa qytete , nga te cilat 20 jane institucione te tipit rezidencial dhe 4 Qendra ditore , nje qender polivalente dhe nje institucion per observimin e paaftesise.

SHKARKONI

Materiali eshte ne format .Doc te zipuar. Per leximin e materialeve ne format .Doc ju duhet te keni nje nga programet Open Office Org (shkarkojeni falas nga openoffice.org), Microsoft Office Word ose nje lexues per .doc formate.
Last Updated ( Sunday, 10 August 2008 00:39 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj