|
Misioni i Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta |
|
|
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka per mision zhvillimim, kordinimin dhe implementimin e nje sistemi efektiv te punes, sigurimeve shoqerore dhe asistences sociale, ne harmoni me standartet e Bashkimit Europian, nepermjet masave qe synojne:
- Forcimin e stabilitetit te fuqise punetore, duke rritur produktivitetin e punonjesve, zhvillimin e burimeve kombetare njerezore duke forcuar sektorin e trajnimit me qellim ngritjen e kompetencave te pergjithshme te fuqise punetore, permiresimin e konkurences se vendit nepermjet zoterimit te nje fuqie punetore eficiente.
- Sigurimin e shperblimit te drejte dhe perfitimit nga puna, dhe duke promovuar sigurine e shoqerise si domosdoshmeri per zhvillimin e pergjithshem social-ekonomik.
- Permiresimin e sherbimeve sociale per familjet ne nevoje, te paaftet dhe te moshuarit, gjithashtu zhvillimin e rolit te gruas, shoqatave dhe organizatave te tjera sociale.
|
|
Last Updated ( Sunday, 13 April 2008 00:28 )
|