mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
ITALI MARRJA E SHTETESISE ITALIANE Print E-mail
Jam nje shtetase shqiptare qe prej vitesh jetoj në Itali. Si ta kërkoj shtetësinë italiane? Ç’duhet të bëj dhe dhe cilat janë kërkesat që duhet të plotësoj?

Shteti italian i njeh shtetasve të huaj, të cilët qëndrojnë ligjërisht në territorin kombëtar, të paktën që prej dhjetë vitesh, të drejtën për të kërkuar dhënien e shtetësisë italiane.
Dhënia e shtetësisë me natyralizim, pra jo lidhje familjare, apo me “ius sanguinis, d.m.th. dhënia e shtetësisë një të huaji nga një shtet me anë të një akti zyrtar pas kërkesës së individit, në Itali disiplinohet nga Neni 9 i Ligjit nr.91 të 1992 dhe dhënia e saj nuk lidhet vetëm me kohën e qëndrimit efektiv në Itali të shtetasit nga shtete jo anëtarë të BE-së (ajo aktuale dhe e pandërprerë) për një periudhë kohore të përcaktuar, por i nënshtrohet edhe një vlerësimi shumë vetëgjykimor nga ana e ministrisë së Brendshme, e cila mban parasysh integrimin e të huajit në trritoerin e Republikës Italiane.

Kujdes
Pra, me qëllim dhënien e shtetësisë është e domosdoshme që shtetasi i huaj të jetë rezident në Itali të paktën prej dhjetë vitesh. Nga momenti i regjistrimit në regjistrin e popullsisë rezidente fillon të rrjedhë periudha e nevojshme për dhënien e këtij përfitimi.

Kërkesa
Kërkesa për dhënie shtetësie paraqitet në Prefekturën e vendit të qëndrimit, përmes modelit të posaçëm B, që plotësohet edhe me puillën e monopolit (marca da bollo) me vlerë 14,62 euro. Pas kësaj, prefektura ia përcjell këkresën ministrisë së Brendshme.

Dokumentacioni që shoqëron kërkesën
Jo të autocertifikueshme:
  • certifikatë lindjeje, e plotë me të gjitha të dhënat e përgjithshme (përjashtohet këtu hipoteza e lindjes në Itali), e përkthyer dhe e legalizuar, sipas udhëzimeve të përmbajtura në modelin e posaçëm të kërkesës;
  • dëshmi penale të vendit të origjinës dhe të vendeve të mundshme të treta të qëndrimit, të përkthyera dhe të legalizuara si duhet, sipas udhëzimeve të përmbajtura në modelin e posaçëm të kërkesës.

Dokumentet e mëposhtëm mund t’i bashkëngjiten kërkesës, apo të autocertifikohen (thjeshtësisht përmes plotësimit të modulit të kërkesës:

  • rezidenca e regjistruar;
  • përbëerja e familjes;
  • gjendja juridike e kërkuesit në territorin kombëtar;
  • të ardhurat e tre muajve të fundit.


Afati për marrjen e vendimit mbi kërkesën

Afati miniumal për përcaktimin e kërkesës dhe evndimn përkatës është 2 vjet (730 ditë) nga data e paraqitjes së kërkesës, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë dhe të rregullt.

Dekreti i dhënies së shtetësisë
Në rastin, kur për kërkesën merret vendim pozitiv dhe me t’u vëetetuar se nuk ka motive pengues për sigurinë e Republikës Italiane, Prefektura e mbyll këtë praktikë. Dekreti i dhënies së shtetësisë më pas nënshkruhet nga Presdienti i Republikës, me propozim të ministrit të Brendshëm për të cilin njofton Prefektura kompetente territoriale.
Brenda 6-muajsh nga marrja e njoftimi, bëhet betimi pranë Komunës së rezidencës.
Një ditë pas betimit merret shtetësia italiane.

Last Updated ( Tuesday, 11 November 2008 20:17 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj