


| ITALI, SA KOSHTON NJE VIZE HYRESE |
|
|
|
Jam një shtetas shqiptar dhe për pak prindërit e mi do të ribashkohen me mua në Itali. Sa duhet të paguajnë për Tw siguruar një vizë hyrjeje në Itali? Lëshimi i një vize hyrjeje (autorizimi i dhënë një shtetasi nga shtete jo anëtare të BE-së për të hyrë në territorin kombëtar italian) zakonisht është subjekt i pagesës së një tarife, që luhatet, sipas tipit të vizës së kërkuar. Tipologjitë e vizeve, që kërkohen më shpesh janë: Viza Uniforme Shengen (VSU), që janë të vlefshme për hyrje në të gjithë shtetet e “Zonës Shengen” për motive transiti (tipi A dhe B), ose për një udhëtim, apo qëndrim afatshkurtër, me vlefshmëri kohore maksimale 90 ditë, me një apo më shumë hyrje (tipi C). Viza Kombëtare (VN) me vlefshmëri kohore afatgjatë, që janë të vlefshme për për hyrje në territorin kombëtar italian për një qëndrim më të gjatë se 90 ditë (tipi D) dhe për kalimin e mundshëm transit në shtete të tjerë të “Zonës Shengen” për vetëm pesë ditë. P.sh. i tillë është rasti i vizave për motive punësimi, apo për ribashkimet familjare. Pastaj ka edhe Viza Për Qëndrime Afatgjata, apo “Kombëtare”, të cilat kanë edhe vlerën e vizës për qëndrime afatshkurtëra (VDC) dhe Viza me Vlefshmëri Territoriale të Kufizuar (VTL). Kostoja e lëshimit të Vizave Uniforme Shengen (A, B dhe C) është baraz me 60 euro. Nëse kërkohet një vizë kolektive (p.sh. kur vjen në Itali një grup miqsh, apo një famije) shpenzimet për vizë janë baraz me 60 euro, të cilave u shtohet 1 euro për çdo person më shumë. Kostoja e Vizave Kombëtare afatgjata (D) është baraz me 75 euro. Disa shtete (Shqipëria, Ukraina, Republika Moldave, Serbia, Bosnia-Herzegovina, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë, apo “FYROM”) kanë nënshkruar marrëveshje me BE-në për lehtësimin e lëshimit të vizave afatshkurtëra (tipi A, B, C). Këto marrëveshje në fuqi që nga janari 2008, po kështu parashikojnë një përshpejtim të kohës së përcaktimit dhe vendimit mbi kërkesën, por edhe një reduktim të tarifave për lëshimin e vizave. Shpenzimet për lëshimin e vizës VSU për shtetas nga shtetet e mësipërme shkojnë në 35 euro, krahasimisht me atë të zbatuar në përgjithësi (60 euro).Si shtesë është parashikuar përjashtimi i pagesës së tarifës për disa kategori kërkuesish (Për shumë të afërtit familjarë, funksionarë që marrin pjesë në veprimtari qeveritare, studentë, persona me aftësi të kufizuara, persona që marrin pjesë në programe të shkëmbimeve kulturore apo edukative, apo në evenimente sportive, gazetarë, të mitur, pensionistë). Pavarësisht nga shteti i origjinës parashikohet përjashtimi nga pagesa e tarifës për lëshimin e vizës të kategorive të mëposhtme:
P.sh. në Marok mund të paraqiten këkresat për vizë drejtpërdrejt tek “CIAO” (Qendra Italiane e Asistencës Operative për Viza dhe Legalizime). Kjo strukturë verifikon plotshmërinë e dokumentave dhe bën derdhje pagesash pranë Konsullatave, të cilave i përcjell më pas edhe praktikat. Natyrisht, ato që marrin këto shërbime nga këto shoqata, veç kostos së vizës duhet të paguajnë edhe një kuotë shtesë për shërbimet e marra. Shënimi ynë: mos i besoni agjencive të paautorizuara për të ofruar shërbime të tilla, apo të ngjashme, apo “ndërmjetësve”, që premtojnë lehtësira dhe kërkojnë pagesa tejet të larta, që veç tjerash janë edhe të paligjshme. |