mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
ITALI - JAM STUDENT, A MUND TE PUNOJ Print E-mail
Jam shtetas shqiptar, student. A mund të punoj?     

Jam shtetas shqiptar, 21-vjeçar dhe ndjek universitetin në Romë. Në Itali qëndroj rregullisht me leje qëndrimi të lëshuar për qëllime studimi. A mund të bëj ndonjë punë, qoftë edhe me kohë të pjeshme për të ndihmuar jetesën time?


Ligji italian i njeh mundësinë shtetasve nga shtete jo anëtarë të BE-së, që zotërojnë leje qëndrimi me qëllime studimi e ushtrimit të veprimtarive të punës si punëmarrës, por sidoqoftë duke vendosur disa kufizime.

Neni 14 i DekretProjekt Ligjit 394/99, në pikën 4 në të vëtetë parashikon që : “leja e qëndrimit për qëllime studimi, apo formimi mundëson për periudhën e vlefshmërisë së saj ushtrimin e veprimtarive të punësimit si punëmarrës për një kohë jo më të madhe se 20 orë javore, që mund të mblidhen në një kufi vjetor të 1.040 orëve”.

Kështu, studenti i huaj mund të punojë vetëm si punëmarrës, duke mos pasur mundësi të nisë një aktivitet të pavarur, por kontrata e tij/saj nuk mund të kalojë kufirin orar të vendosur me ligj, p.sh. mund të punojë me kohë të pjesshme (20 orë javore) për 12 muaj, apo me kohë të plotë (40 orë javore), por vetëm për një periudhë maksimale 6-mujore.
Veç kësaj punësimi i një studenti të huaj e përjashton punëdhënësin nga detyrimi i lidhjes së një kontrate qëndrimi (modeli Q), si është shprehur ministria e brendshme me Qarkoren e 25 tetorit 2005.

Për të punuar mqë shumë se 1040 orë vjetore, apo për të nisur një aktivitet të pavarur është i domosdoshëm shndrrimi i lejes së qëndrimit për qëllime studimi në një për punë si punëmarrës, nëse ka një ofertë, apo si i vetëpunësuar, çka është e mundur vetëm në suazën e Dekret-Flukseve, pas botimit të tyre. (Dekret-Flukset janë dekrete me të cilat qeveria, për çdo vit vendos kuotën maksimale të pranimit të shtetasve të huaj, që qëndrojnë jashtë territorit italian dhe që autorizohen të vijnë në Itali për qëllime punësimi).

Në këto dekrete, në të vërtetë rezervohen disa kuota edhe për shndrrimin e lejeve të qëndrimit nga me qëllime studimi në ato për punësim.

Vetëm për studentët e huaj, që diplomohen në Itali dhe për ato që qëndrojnë rregullisht në Itali  me mbushjen e moshës si i rritur ligji parashikon përjashtime, duke i njohur atyre mundësinë e shndrrimit të lejes së qëndrimit nga ajo me qëllimi studimi në atë me qëllime punësimi, kjo jashtë kuotave të përcaktuara në dekret-flukset.

Në të gjithë rastet e tjerë, shndrrimi i lejes së qëndrimit për qëllime studimi duhet kërkuar tek sporteli Unik i Prefekturës, përmes paraqitjes së një kërkese të vërtetimit të ekzistencës së një kuote për qëllime punësimi si punëmarrës, apo i vetëpunësuar.

Kujdes:: Kërkesa mund t’i përcillet Sportelit Unik të Prefekturës, përmes procedurës së re telematike, duke u lidhur me sitin e ministrisë së Brendshme, vetëm pas botimit së Dekret-Flukseve në Gazetën Zyrtare.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj