mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
ITALI - PUNETOR STINOR Print E-mail
Jam punëtor stinor. A mund të qëndroj në Itali?

Jam shtetas shqiptar, që punoj për punë stinore, falë një kontrate të tillë me vlefshmëri kohore 9-mujore, tashmë në përfundim të saj. Tani punëdhënësi im dëshiron të më punësojë me kohë të pacaktuar. A është e mundur kjo?

Punëtorët stinorë nga shtete jo anëtare të BE-së, që hyjnë regullisht në Itali mund të punojnë, ekskluzivisht në sektorët bujqësorë dhe turistiko-hotelier, për një periudhë kohore minimale 20 ditore dhe maskimale 9-mujore, që përllogariten nga data e nënshkrimit të kontratës së qëndrimit.
Nëse është hera e parë e hyrjes në Itali, si punëtor stinor, në më të shumtën, brenda 9-muajve punëtori i huaj stinor duhet të largohet nga Italia dhe të rikthehet në vendin e origjinës, pa pasur mundësi ta zgjasë më tej qëndrimin e tij/saj, pavarsësisht se mund të ketë gjetur një punësim tjetër.
Qëndrimi përtej këtij kufiri do ta bënte shtetasin e huaj të parregullt, duke rrezikuar dëbimin dhe pasojat e një veprimi të tillë.

Vetëm ato, që janë në Itali, rregullisht si punëtorë stinorë, të paktën për të dytin vit radhazi kanë një mundësi më shumë. Në të vërtetë, përkundrejt një oferte punësimi jo stinore, shtetasi i huaj mund të kërkojë shndrrimin e lejes së tij/saj të qëndrimit me motive punësimi stinor në atë me motive punësimi si punëmarrës jo stinor dhe me këtë mund të punësohet me kohë të papërcaktuar dhe të qëndrojë rregullisht në Itali.

Sidoqoftë, përsëri do bërë kujdes: ky shndrrim mund të kërkohet vetëm në suazën e kuotave të përcaktuara për këtë qëllim (shndrrim i lejes së qëndrimit) në Dekret-Flukset dhe vetëm pas botimitt të tyre në Gazetën Zyrtare. P.sh. ai/ajo që kërkon ta bëjë këtë shndrrim këtë vit duhet të presë botimin e Dekret-Flukseve 2008 dhe kërkesa do të jetë e vlefshme vetëm, nëse në atë çast leja e qëndrimit për qëllime të punës stinore ende është e vlefshme.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj