mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
ITALI - SHTETESI KUR JE I MATRUAR ME ITALIAN Print E-mail
Jam martuar me një shtetas italian. Si mund të marr shtetësinë italiane?

Pyetje e ndeshur rëndom dhe me interes për mijra shqiptate dhe shqiptarë, pra që meriton një trajtim të posaçëm.
Shtetësia italiane nuk merret automatikisht, si pasojë e martesës me një shtetas/e italian/e. Në të vërtetë për të shfrytëzuar këtë përfitim është e domosdoshme të plotësohen kushte të përcaktuara.
Ligji përkatës italian parashikon që bashkëshortja/i huaj i një shtetas/e italian/e mund të marrë shtetësinë italiane kur qëndron ligjërisht në territorin kombëtar italian, të paktën për 6-muaj, pas datës së lidhjes së martesës. Për përllogaritjen e këtyre muajve, referenca bëhet me regjistrimin në zyrën e gjendjes civile.
Bashkëshortja/i i/e huaj për t’u Regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile të Komunës, ku jeton duhet që më parë të ketë kërkuar dhe të ketë marrë nga ana e Kuesturës, lejen/kartën e qëndrimit për familjarin e një shtetasi nga shtete anëtyare të BE-së.

Kujdes:
Eshtë e domosdoshme që përgjatë 6-muajve të qëndrimit, bashkëshortët të mos jenë ndarë ligjërisht, apo të mos ketë ndodhur zgjidhja e martesës, anulimi, apo ndërprerja e efekteve civilë të martesës.

Procedura
Bashkëshortja/i i/e huaj (pas përmbushjes së përcaktuar nga ligji) mund të paraqesë kërkesë për marrje shtetësie, përmes një moduli të posaçëm (modeli A), që depozitohet personalisht pranë Prefekturës përkatëse, që nga ana e saj kujdeset që këtë kërkesë t’ia përcjellë ministrisë së Brendshme.

Kërkesa shoqërohet me një pullë monopoli (“marca da bollo”) me vlerë 14,62 euro dhe duhet të mbështetet me dokumentet, si më poshtë:
- certifikatë lindjeje e plotësuar me të gjithë të dhënat e përgjithshme, e përkthyer dhe e noterizuar nga përfaqësia italiane në vendin, ku është lëshuar ky dokument;
- dëshmi penale të vendit të origjinës, apo të vendeve të tjerë të mundshëm të tretë të qëndrimit, lidhur me precedentë penalë, të përkthyera dhe të noterizuara zyrtarisht nga përfaqësia italiane në vendin ku është lëshuar dokumenti.
Mund të autocertifikohen, thjeshtësisht duke plotësuar rubrikat në modulin e kërkesës:
- banimi në komunë( cerifikatë banimi);
- përbërja e familjes (gjendja familjare);
- situata juridike e kërkuesit në territorin italian (certifikatë nga regjistri penal dhe certifikatë mbi ndëshkime të pritshme);
- shtetësia italiane bashkëshort/es;
- situata e vlefshmërisë së martesës.
Në rastin, kur kërkuesi vendos të mos i autocertifiojë këto dokumente, atëhere kërkesës duhet t’i bashkëngjisë certifikatat. Vetëm shtetasi nga shtete anëtare të BE-së mund të autocertifikojë situatën juridike në vendin e origjinës.

Afatet e marrjes së shtetësisë
Afati për përcaktimin e procedurave për dhënien e shtetësisë është 730 ditë ( 2 vjet) nga data e paraqitjes së kërkesës.
Në rastin e vendimit pozitiv, gjithnjë nëse nuk ka shkaqe pengues lidhur me sigurinë e shtetit italian, ministri i Brendshëm nënshkruan dekretin për dhënien e shtetësisë italiane që do t’i bëhet me dije shtetasit të huaj përmes Prefekturës kompetente për vendin e tij/saj të banimit.
Brenda 6-muajve nga marrja e këtij njoftimi, bashkëshortja/i e/i nga shtete jo anëtare të BE-së duhet të bëjë betimin pranë Komunës së banimit dhe në ditën e nesërme bëhet shtetas/e italian/e.
Në rastin kur kanë kaluar dy vjet nga paraqitja e kërkesës (provuar kjo me dokumentacion të rregullt) dhe ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje, e/i interesuara/i mund t’i drejtohet drejtpërdrejt një gjykatësi që ai të deklarojë se tashmë është shtetas italian. Gjykata e Kasacionit, në praktikë me Vendimin SU, nr.7441 të 7 korrikut 1993 e pranoi një parim të tillë, duke afirmuar se  meqë ka kaluar në boshllëk afati i parashikuar me ligj për përcaktimin e procedurës, ekziston e drejta subjektive e lëshimit të një dekreti për njohjen e shtetësisë italiane, kur natyrisht vërtetohet ekzistenca e kushteve ligjore.

 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj