


| ITALI - VIZE TURISTIKE |
|
|
|
Do të shkoj në Itali për motive turistike. Ç’duhet të bëj? A duhet të kërkoj leje qëndrimi? Shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së, që shkojnë në Itali për motive turizmi nuk janë më të detyruar të kërkojnë leje qëndrimi, por duhet të përmbushin disa formalitete. Që nga viti i shkuar ka hyrë në fuqi Ligji nr. 68/ 2007 i cili anuloi detyrimin për pajisje me leje qëndrimi afatshkurtër (deri në 90 ditë). Ligji parashikon si formalitet zëvendësues detyrimin për të deklaruar praninë me qëllim rregullimin e qëndrimit. Kujdes Ky detyrim vlen për të gjithë shtetasit nga shtete jo anëtarë të BE-së, të cilët qëndrojnë në Itali për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj (vizita, biznes, turizëm, studim). Sidoqoftë edhe ato të huaj që janë të përjashtuar nga detyrimi për pajisje me vizë (p.sh. brazilianë, argjentinas, meksikanë etj.) duhet të deklarojnë praninë në territorin kombëtar. Procedura Modalitetet për paraqitjen e deklaratës së pranisë janë të ndryshme, sipas prejardhjes së shtetasit të huaj. Në Ligj në veçanti përcaktohet se: - shtetasi i huaj, që vjen nga shtete jo anëtare të BE-së në çastin e hyrjes së tij/saj në Itali duhet të paraqitet në pikat e kontrollit kufitar për të deklaruar praninë e tij/saj. Përmbushja e këtij detyrimi quhet e kryer, apo provohet me vendosjen e Vulës Uniforme Shengen në dokumentin e udhëtimit në çastin e kontrollit në kufi; - shtetasi i huaj, që vjen nga Shtetet Shengen (p.sh. Franca, Spanja, Gjermania, etj.), nga ana tjetër duhet që brenda tetë ditësh nga hyrja në territorin kombëtar të paraqitet tek Kuestori i provincës ku ndodhet për të bërë deklarimin e pranisë përmes një plotësimit të një moduli të posaçëm. Në këtë rast, plotësimi i detyrimit quhet i kryer, apo provohet me lëshimin e një kopjeje të deklarimit të bërë në Kuesturë. Ato që strehohen në struktura hotelore nuk duhet të paraqiten në Kuesturë, sepse për rregullsinë e qëndrimit të tyre quhet e vlefshme deklarata e pranisë dorëzuar hotelxhiut dhe e nënshkruar nga i huaji; sidoqoftë është e domosdoshme që ky t’i kalojë një kopje të një deklarate të tillë të huajit. Shënim Gjurma e Vulës Uniforme Shengen në dokumentun e udhëtimit dhe kopja e deklaratës së pranisë dhënë në Kuesturë, apo në hotel duhet të paraqiten sa herë të kërkohet nga punnjësit e policisë, sepse përbëjnë një titull të vlefshmëm për qëndrim të regullt të të huajit në Itali. Shmangja nga ky detyrim, sikurse edhe mbajtja e një dokumenti të tillë përtej periudhës së autorizuar dhe sidoqoftë për më shumë se tre muaj sjell dëbimin e shtetasit të huaj nga territori kombëtar, përveç rastit kur i huaji paraqet dokumente se ka qëndruar në Itali për shkak të motiveve të rënda shëndetësore, apo për forcë madhore. Në momentin e deklaratës së pranisë të gjithë shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së duhet të motivojnë qëndrimin në Itali, pra: Të huajt që kanë hyrë më vizë të rregullt duhet të paraqesin pasaportën ende të vlefshme dhe të gjithë dokumentet e paraqitur në ambasadë për lëshimn e vizës. Të huajt, që përjashtohen nga detyrimi për pajisje me vizë duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: - dokument udhëtimi ende i vlefshëm; - biletën (prenotimin) e udhëtimit vajtje-ardhje; - ftesën apo deklaratën e mikprtritjes së garantit (sponsorit); - provën se zotërojnë mjete eekonomike të jetesës, në shumën e përcaktuar nga Direktiva e Ministrisë së Brendshme e 1.2.2000; - sigurime shëndetësore për kura mjekësore që kanë një mbulim minimal €30.000. |