Lëshohet bazuar në nenin 37 tëLigjit “Për të Huajt”, nr.8492, datë 27.5.1999
Ku paraqitet kërkesa
- Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit, kur punëmarrësit e ardhshëm kanë qëndrim. apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur punëdhënësi/it qëndrojnë në vendin e origjinës. DPM përcjell miratimin e saj, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme tek përfaqësia diplomatike/konsullore e akredituar në atë vend për të mundësuar lëshimin e vizës së hyrjes me motive punësimi, ose kur aktiviteti ushtrohet në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
- Leje pune e tipit H u jepet të huajve të cilët kanë pasur më parë leje të njëpasnjëshme të tipit G, vlefshmëria e të cilave kap afatin kohor minimal tre vjet;
- Leja e punës e tipit H jepet për një afat kohor pesëvjeçar;
- Leja u lëshohet të huajve për çdo lloj veprimtarie dhe pa kufizime gjeografike.
Dokumentacioni i kërkuar Referohu në dokumentacionin si më sipër me shënimet përkatëse.
|