mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
“Leje Pune”, tipi “G” Print E-mail
Lëshohet bazuar në nenin 37 tëLigjit “Për të Huajt”, nr.8492, datë 27.5.1999

Ku paraqitet kërkesa

  1. Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit, kur punëmarrësit e ardhshëm kanë qëndrim. apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
  2. Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur punëdhënësi/it qëndrojnë në vendin e origjinës. DPM përcjell miratimin e saj, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme tek përfaqësia diplomatike/konsullore e akredituar në atë vend për të mundësuar lëshimin e vizës së hyrjes me motive punësimi, ose kur aktiviteti ushtrohet në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
  • Leje pune e tipit G u jepet të huajve që investojnë në Republikën e Shqipërisë dhe punësojnë jo më pak se dy shtetas shqiptarë për çdo shtetas të huaj të punësuar;
  • afati i vlefshmërisë kohore kësaj lejeje është një vit me të drejtë ripërtëritjeje, kur nuk kanë ndryshuar rrethanat kryesore të lëshimit së lejes së mëparshme;
Faktorë lehtësues për lëshimin e “lejes së Punës”, tipi “G”
Të huajt, që plotësojnë kushtet e mëposhtme kanë lehtësi për pajisjen me “Leje Pune”, tipi “G”:
  • janë lindur në Republikën e Shqipërisë;
  • kanë parardhës apo pasardhës me shtetësi/kombëssi shqiptare;
  • kanë fituar statusin e refugjatit.
Dokumentacioni i kërkuar për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “F”
  1. Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
  2. Raport i shkurtër i për veprimtarinë dhe bilancin e firmës apo kompanisë.
  3. Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik. (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
  4. Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë), apo Leje e vlefshme Qëndrimi.
  5. Dokument të pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve shoqërore.
  6. Dëshmi penaliteti, lëshuar nga autoritetet kompetente në vëndin e origjinës. Ky dokument mund të merret edhe nga institucionet e autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
  7. Raport mjeko ligjor, marrë në vëndin e origjinës apo të banimit të fundit, kur i huaji nuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë . Ky raport mund të merret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
  8. 5 copë fotografi.
  9. Tre kopje të lejeve të njëpasnjëshme të punës, apo kopje e lejes së mëparshme të punës, kur këkroher ripërtëritje për një vit.
  10. Dokument lëshuar nga organet tatimore, që provon se subjekti i ka shlyer të gjitha detyrimet lidhur me tatimet.
  11. Akt-Kontrolli i kohëve të fundit, kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Shënim: për ripërtëritjen e kësaj leje në dy vitet e mëpasshme duhet plotësuar pika 1, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11.
Për leje pesëvjeçare shtohet pika 9.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj