mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
“Leje Pune”, tipi “F” Print E-mail
Lëshohet bazuar në nenin 37 tëLigjit “Për të Huajt”, nr.8492, datë 27.5.1999
Ku paraqitet kërkesa
  1. Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa, kur të vetëpunësuarit kanë qëndrim apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
  2. Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB).
Karakteristikat e saj
  • Leje pune e tipit F (për Studentë) u jepet personave të huaj që studiojnë në Shqipëri për vitin mësimor në vazhdim
  • kjo leje pune jepet vetëm për orare pune të reduktuara gjatë vitit mësimor dhe me orare të plota pune gjatë pushimeve midis viteve akademike apo simestrave;
  • kjo leje pune lëshohet për kohë të plotë pune dhe me afat tremujor,  kur periudha e punësimit përkon me pushimet verore.
Dokumentacioni i kërkuar për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “F”
  1. Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
  2. Dokument që vërteton regjistrimin e të huajit në një universitet shqiptar për vitin mësimor në vazhdim;
  3. Miratim nga fakulteti ku studjon studenti i huaj, që dëshmon së punësimi i këtij të fundit në një punë me rorar të reduktuar nuk do të ndikojë në mospërvetësimin e programit mësimor;
  4. regjistrimin si person juridik apo fizik të subjektit/punëdhënësit (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
  5. Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë), ose Leja e vlefshme e Qëndrimit.
  6. Dokument të pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve shoqërore.
  7. Raport mjeko ligjor. Ky raport mund të merret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
  8. 5 copë fotografi.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj