Lëshohet bazuar në nenin 37 tëLigjit “Për të Huajt”, nr.8492, datë 27.5.1999 Ku paraqitet kërkesa
- Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa, kur të vetëpunësuarit kanë qëndrim apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur të vetëpunësuarit ushtrojnë aktivitetet në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
- Leje pune e tipit E (leje vetëpunësimi) u jepet personave të huaj të vetëpunësuar për çdo lloj veprimtarie dhe pa kufizime gjeografike;
- u lëshohet të huajve, të cilat kanë marrë leje pune të njëpasnjëshme të tipit, vlefshmëria e të cilave ka afatin minimal tre vjet;
- kjo leje pune është e vlefshme me afat kohor deri në pesë vjet.
Kërkesat për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “E” Kjo leje i lëshohet të huajve, pasi kanë marrë për tre vjet radhazi leje pune të tipit “D” (pas skadimit të lejes së punës së fundit), kur:
- vërtetojnë se tashmë janë vendosur ligjërisht në Republikën e Shqipërisë;
- vërtetojnë se gjatë ushtrimit të biznesit kanë zbatuar të gjitha detyrimet e parashikuara në legjislacionin shqiptar.
Dokumentacioni i kërkuar për lëshimin e “Lehjes së Punës”, tipi “E”
- Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
- Përshkrim i shkurtër i vazhdimit të veprimtarisë apo biznesit.
- Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik. (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
- Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë), apo Leje e vlefshme Qëndrimi.
- Dokument të pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve shoqërore.
- Dëshmi penaliteti, lëshuar nga autoritetet kompetente në vëndin e origjinës. Ky dokument mund të merret edhe nga institucionet e autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- Raport mjeko ligjor, marrë në vëndin e origjinës apo të banimit të fundit, kur i huaji nuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë . Ky raport mund të merret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- 5 copë fotografi.
- Tre kopje të lejeve të njëpasnjëshme të punës.
- Dokument lëshuar nga organet tatimore, që provon se subjekti i ka shlyer të gjitha detyrimet lidhur me tatimet.
- Akt-Kontrolli i kohëve të fundit, kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
|