Lëshohet bazuar në nenin 37 të Ligjit “Për të Huajt”,nr. 8492, datë 27.05.1999 Ku paraqitet kërkesa
- Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit, kur punëmarrësit e ardhshëm kanë qëndrim. apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur punëdhënësi/it qëndrojnë në vendin e origjinës. DPM përcjell miratimin e saj, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme tek përfaqësia diplomatike/konsullore e akredituar në atë vend për të mundësuar lëshimin e vizës së hyrjes me motive punësimi, ose kur aktiviteti ushtrohet në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
- i lëshohet të huajve të vetëpunësuar, duke e kufizuar veprimtarinë në një zonë gjëeografike të caktuar;
- vlefshmëria e kohëzgjatjes së saj është njëvjeçare, me të drejtë ripërtëritjeje.
Dokumentacioni i kërkuar për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “D”
- Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
- Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik të subjektit (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrsë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
- Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë), ose Leja e vlefshme e Qëndrimit.
- Dokument të pjesëmarrjes vullnetare në skemën e sigurimeve shoqërore.
- Dëshmi penaliteti. Ky dokument mund të merret edhe nga institucionet e autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- Raport mjeko ligjor. Ky raport mund të merret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- 4 copë fotografi.
- Përshkrim i shkurtër i veprimtarisë dhe plan biznesi që do të ndërmerret.
Rrethanat lehtësuese për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “D” Faktorët lehtësues për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “D” të huajve që:
- u lindën, apo qëndrojnë ligjërisht në Republikën e Shqipërisë;
- janë bashkëshortë/e të shtetasve shqiptarë dhe që nuk figurojnë të ndarë ligjërisht;
- kanë parardhës apo pasardhës me shtetësi shqiptare;
- kanë qëndruar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë pesë viteve të fundit;
- janë bashkëshortë/e të shtetasve të huaj, që janë pajisur me leje pune.
|