mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
“Leje Pune”, tipi “C”. Print E-mail
Lëshohet bazuar në nenin 37 tëLigjit “Për të Huajt”, nr.8492, datë 27.5.1999
Ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit
  1. Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit, kur punëmarrësit e ardhshëm kanë qëndrim. apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
  2. Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur punëdhënësi/it qëndrojnë në vendin e origjinës. DPM përcjell miratimin e saj, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme tek përfaqësia diplomatike/konsullore e akredituar në atë vend për të mundësuar lëshimin e vizës së hyrjes me motive punësimi, ose kur aktiviterti ushtrohe në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
  • I lëshohet të huajve, që qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë të punësuar për çdo veprimtari dhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • I lëshohet të huajve, që kanë pasur më parë leje të njëpasnjëshme të tipit “B”, vlefshmëria e të cilave kap afatin kohor minimal tre vjet;
  • vlefshmëria e kohëzgjatjes së saj është pesë vjet.
Kërkesat për lëshimin e lejes së punës të tipit “C”
Kjo leje i lëshohet të huajve që kanë qenë të pajisur për tre vjet radhazi me leje pune të tipit “B”(pas skadimit të lejes  së fundit të punës)), kur:
1)    vërtetojnë se tashmë janë vendosur ligjërisht në Republikën e Shqipërisë;
2)    vërtetojnë se gjatë ushtrimit të biznesit të tyre kanë përmbushur të gjitha detyrimet e parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Dokumentacioni i kërkuar për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “C”

  1. Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
  2. Kopje e kontratës së punës, të nënshkruar midis palëve të miratuar nga Zyra e Punësimit në rastin e punëmarrësve.
  3. Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik. (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
  4. Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë).
  5. Dokument të pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve shoqërore.
  6. Dëshmi penaliteti, lëshuar nga autoritetet kompetente në vëndin e origjinës. Ky dokument mund të merret edhe nga institucionet e autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
  7. Raport mjeko ligjor, marrë në vëndin e origjinës apo të banimit të fundit, kur i huaji nuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë . Ky raport mund të nerret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
  8. 5 copë fotografi.
  9. Tre kopje të lejeve të njëpasnjëshme të punës.
  10. Dokument lëshuar nga organet tatimore,  që provon se subjekti i ka shlyer të gjitha detyrimet lidhur me tatimet.
  11. Akt-Kontrolli i kohëve të fundit, kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj