Ky tip Leje Pune lëshohet, bazuar në nenin 37 të Ligjit “për të Huajt”,Nr. 8492, datë 27.5.1999 Ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit
- Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit, kompetente për territorin është institucioni, ku paraqitet kërkesa e punëdhënësit, kur punëmarrësit e ardhshëm kanë qëndrim. apo banim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Drejtoria e Politikave Migratore,(DPM) pranë ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), kur punëdhënësi/it qëndrojnë në vendin e origjinës. DPM përcjell miratimin e saj, përmes ministrisë së Punëve të Jashtme tek përfaqësia diplomatike/konsullore e akredituar në atë vend për të mundësuar lëshimin e vizës së hyrjes me motive punësimi, ose kur aktiviterti ushtrohe në më shumë se një njësi vendore.
Karakteristikat e saj
- I lëshohet shtetasve të huaj të punësuar, si punëmarrës në një aktivitet punësimi, të cilët e ushtrojnë këtë veprimtari në një zonë gjeografike, në një profesion të caktuar dhe për një punëdhënës të caktuar;
- vlefshmëria kohore e saj është njëvjeçare;
- vlefshmëria kohore e saj nuk duhet të tejkalojë afatin kohor të shprehur në kontratën e punës;
- ky tip i lejes së punës mund të ripërtërihet me vlefshmëri kohore njëvjeçare, kur nuk kanë ndryshuar rrethanat kryesore të dhënies së lejes së mëparshme.
Kërkesat për lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “B” Të njëjta me ato të tipit “A”. Administrata e punës mund t’i propozojë punëdhënësit kandidatë, shtetas shqiptarë për ato vende pune, që kanë statusin dhe plotësojnë kërkesat, siç kërkohen për punëmarrësin e huaj. Punëdhënësi dhe punëmarrësi i huaj duhet të përkujdesen për trajnimin e punëtorit/ëve shqiptarë, qoftë edhe në punë dhe sipër Rrethanat që lehtësojnë lëshimin e “Lejes së Punës”, tipi “B” Për të huajt, që bjnë pjesë në një prej kategorive të mëposhtme, krijohen rrethana lehtësuese në lëshimin e lejes se punës:
- U lindën dhe qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë;
- kanë parardhës/pasardhës me shtetësi shqiptare;
- janë të afërm të një punëdhënësi të huaj;
- janë bashkëshortë/e, ose fëmijë të shtetasve të huaj, që zotërojnë “Leje Pune” tipi C, të vlefshme për të ushtruar çdo lloj aktiviteti në çdo zonë gjeografike në Republikën e Shqipërisë;
- kanë marrë statusin e refugjatit.
Dokumentacioni i kërkuar për “Leje Pune”, tipi “B”
- I njëjtë me atë të tipit “A”.
Punëmarrësi, që kërkon ripërtëritjen e “Lejes së Punës” të këtij tipi duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Formular tip, i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
- Kopje e kontratës së punës, të nënshkruar midis palëve të miratuar nga Zyra e Punësimit.
- Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik të subjektit (që nga viti 2008 është i vlefshëm dokumenti/ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar”, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, pranë ministrsë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës).
- Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë), ose Leja e vlefshme e Qëndrimit.
- Dokument të pjesëmarrjes vullnetare në skemën e sigurimeve shoqërore.
- Dëshmi penaliteti. Ky dokument mund të merret edhe nga institucionet e autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- Raport mjeko ligjor. Ky raport mund të merret edhe nga institucionet shëndetësore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- 4 copë fotografi.
- Fotokopje e Lejes së mëparshme të Punës.
- Dokument i shlyerjes së detyrimeve taksore për subjektin.
- Dokument i derdhejs së kontributeve për sigurimet shoqërore.
|