|
Përjashtohen nga detyrimi i Pajisjes me Leje e Pune |
|
|
Përjashtohen nga detyrimi për t'u pajisur me leje pune subjektet e mëposhtme:
- konsulentë apo këshilltarë pranë institucioneve qendrore shtetërore;
- misione asistence teknike, pranë institucioneve qendrore, nga organizata ndërkombëtare;
- përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare me status diplomatik;
- i huaji, që gëzon privilegje dhe imunitete, diplomatike dhe konsullore, sipas së drejtës ndërkombëtare;
- personeli i transportit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve, kur ato nuk qëndrojnë në territorin shqiptar më shumë se tre muaj dhe selitë e të cilave janë regjistruar jashtë vendit;
- i huaji, pjesëtar i forcave ushtarake apo i një njësie civile të një anëtari të NATO-s;
- personi, që mban më shumë se një shtetësi, njëra prej të cilave është ajo shqiptare;
- përfaqësues të mas medias, reporterë apo korrespondentë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, që punojnë për një punëdhënës të huaj;
- persona, që negociojnë për një marrëveshje apo përkujdesen për një pavijon në një panair, me kohëzgjatje deri në një muaj;
- persona, që instalojnë makineritë apo konstruksionet, që dorëzohen nga një shoqëri e huaj dhe bëjnë shërbimin e riparimin e makinerive, si dhe trajnimin e punonjësve, shqiptarë ose të huaj, për shfrytëzimin e tyre, deri në një muaj;
- drejtuesit kryesorë të organizatave jofitimprurëse, të cilët nuk shpërblehen për punën e tyre;
- përfaqësues të institucioneve apo fondacioneve fetare dhe humanitare, të njohura dhe të regjistruara në organet përgjegjëse të shtetit shqiptar, të cilët nuk shpërblehen për punën e tyre;
- pjesëtarë të ekuipazheve të anijeve apo të avionëve, me qëndrim të përkohshëm deri në tre muaj në Republikën e Shqipërisë;
- vizitorë biznesi, që qëndrojnë më pak se një muaj në Republikën e Shqipërisë;
- lektorë, studiues apo specialistë të huaj, që vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe qeveritare apo të vetë institucioneve arsimore.
Kërkesa dhe dokumentacioni per perjashtimin nga detyrimi per pajisje me leje pune paraqitet:
- pranë drejtorisë, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kur i huaji është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendim e tij të origjinës.
Kërkesa për përjashtim nga detyrimi për t’u pajisur me leje pune, bëhet nga:
- i huaji;
- punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- personi i autorizuar nga punëdhënësi.
Për t’u përjashtuar nga detyrimi për pajisjen me leje pune, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për përjashtim nga detyrimi për pajisjen me leje pune, sipas formatit, bashkëlidhur;
- Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
- Një kontratë pune ose vërtetim nga punëdhënësi, i huaj ose shqiptar;
- Pesë fotografi;
- Për kategoritë e përcaktuara “lektorë, studiues apo specialistë të huaj, që vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe qeveritare apo të vetë institucioneve arsimore”, i huaji duhet të paraqesë një kopje të marrëveshjes dypalëshe qeveritare ose të marrëveshjes ndërmjet institucioneve arsimore.
|