logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Leje pune te tipit “C” për raste të veçanta Print E-mail
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
  1. në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në me shumë se një rajon gjeografik,  nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit C, bëhet nga:
  1. i huaji;
  2. punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  3. personi i autorizuar nga punëdhënësi;
  4. përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në mbrojtje kategoritë e përcaktuara në shkronjat “f” e “g” të nenit 60 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”
Per leje pune te tipit C paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
  1. Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  2. Kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “ç”, “d”, “dh” e “e” të pikës 1 të nenit 60 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”;
  3. Kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d”, “dh”, “e” e “ë” të pikës 1 të nenit 60, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”;
  4. Dokumentin e identifikimit (kartë refugjati), për kategorinë e përcaktuar në shkronjën “f” të nenit 60 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”;
  5. Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit C, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
  1. Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  2. Kopjen e kontratës së punës,  nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
  3. Kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”,  “ç”, “d”, “dh”, “e” e “ë” të pikës 1 të nenit 60 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”;
  4. Pesë fotografi.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH