|
Leje pune te tipit “B/I” për investitorët |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kur investitori do të ushtrojë veprimtari ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit B/I, bëhet nga:
- i huaji,
- personi i autorizuar prej tij.
Per leje pune te tipit B/I paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Statutin dhe aktin e themelimit të shoqërisë, ku, në përmbajtje të rezultojë se investitori zotëron 10 për qind të kapitalit të kësaj shoqërie ose 10 për qind të shumicës së vendimmarrjes;
- Kopjen e pasaportës;
- Planin e biznesit, ku të parashikohen se gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së punës, të tipit B/I, do të investojë 100 000 euro dhe vendet e reja të punës, që do të hapen;
- Autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit B/I, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Deklaratën personale, se i huaji vazhdon të zotërojë 10 për qind të kapitalit të kësaj shoqërie ose 10 për qind të shumicës së vendimmarrjes;
- Dokumente, të cilat vërtetojnë se gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës ka investuar jo më pak se 100 000 (njëqind mijë) euro.
- Autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar.
|