|
Leje pune te tipit “B/VP” për të vetëpunësuarit |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike të tij në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit B/VP, bëhet nga:
- i huaji,
- personi i autorizuar prej tij.
Per leje pune te tipit B/VP paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Statusin dhe aktin e themelimit të shoqërisë;
- Autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
- Kopjen e pasaportës;
- Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit B/VP, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Deklaratën personale, ku deklaron se vazhdon të zotërojë të njëjtën veprimtari ekonomike, për të cilin është pajisur me lejen e mëparshme, të tipit B/VP;
- Autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
- Pesë fotografi.
|