|
Leje pune te tipit “A/AF” për anëtarët e familjes, të cilët vijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ribashkimit familjar |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik e, nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/AF, bëhet nga:
- i huaji;
- punëdhënësi;
- personi i autorizuar prej punëdhënësit.
Per leje pune te tipit A/AF paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Kontratën e punës nga punëdhënësi apo angazhimin për punësimin në biznesin familjar;
- Kopjen e lejes së qëndrimit;
- Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit A/AF, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Kontratën e punës nga punëdhënësi, nëse është ndryshuar punëdhënësi i mëparshëm, ose angazhimin për ta vazhduar punësimin në biznesin familjar;
- Kopjen e lejes së qëndrimit;
- Kopjen e lejes së punës paraardhëse;
- Pesë fotografi.
|