|
Leje pune te tipit “A/SHV” për personat, që ofrojnë shërbime vullnetare |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës organizatë jofitimprurëse ushtron veprimtarinë, dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse organizata jofitimprurëse e ushtron veprimtarinë në më shumë se një rajon gjeografik, dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshmin në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, për të huajin, i cili është në vendin e origjinës dhe do të vijë për shërbim vullnetar apo në kuadër të shkëmbimeve rinore.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/SHV, bëhet nga:
- i huaji;
- punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, në kuadër të shkëmbimeve rinore;
- organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie, në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të jenë në shërbim vullnetar;
- personi i autorizuar nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Per leje pune te tipit A/ SHV paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesën, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes me organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të huajt, që do të shërbejnë vullnetarisht;
- Kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes ndërshtetërore me shtetin e origjinës së të huajit, për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
- Deklaratën se shërbimi vullnetar, që do të ofrojë, do të jetë pa shpërblim;
- Kopjen e kontratës individuale të punës, për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
- Dokumentin bankar, për burimin e financimit të shërbimit vullnetar të bamirësisë, që ofron organizata jofitimprurëse;
- Kopjen e përkthyer e të noterizuar të policës së sigurimit të jetës;
- Kopje të pasaportës;
- Autorizimin nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse, për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
|