|
Leje pune te tipit “A/FP” për formim profesional |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë subjekti, ofrues i kursit të formimit, nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti, ofrues i kursit të formimit, e zhvillon veprimtarinë në më shumë së një rajon gjeografik, e nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/FP, bëhet nga:
- i huaji;
- subjekti, ofrues i formimit profesional, i cili ka bërë ofertën e kursit për të huajin;
- personi i autorizuar nga subjekti, ofrues i formimit profesional.
Per leje pune te tipit A/FP paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, bashkëlidhur;
- Vërtetimin e regjistrimit në kursin e formimit profesional, lëshuar nga subjekti, ofrues i formimit;
- Dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohën e kryerjes së kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
- Kopjen e pasaportës;
- Autorizimin nga subjekti, ofrues i formimit, për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit A/FP, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Kopjen e certifikatës, që vërteton se ka ndjekur e përfunduar kursin e mëparshëm të formimit profesional, të lëshuar nga ofruesi i kursit;
- Dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohëzgjatjen e kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
- Kopjen e pasaportës;
- Pesë fotografi.
|