logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Leje pune të tipit "A/S" për studentët Print E-mail
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet ne:
  1. në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike, në më shumë se një rajon gjeografik, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/S, bëhet nga:
  1. i huaji;
  2. punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  3. personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  4. Për herë të parë, ne kerkesen per leje pune, të tipit A/S, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
  5. Kërkesa me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhur;
  6. Kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
  7. Pëlqimin e institucionit arsimor, ku ai ndjek studimet, për kontratën e punës;
  8. Vërtetimin nga institucioni arsimor, ku ndjek studimet, se është student;
  9. Kopjen e lejes së qëndrimit;
  10. Kopjen e pasaportës;
  11. Pesë fotografi.
Per riperteritje te lejes se punes, te tipit A/S, paraqiten dokumentat e meposhteme:
  1. Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, qe i bashkëlidhet këtij vendimi;
  2. Kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
  3. Pëlqimin e institucionit, ku ai ndjek studimet;
  4. Vërtetimin nga institucioni arsimor, pranë të cilit ndjek studimet, për kryerjen me sukses të studimeve të vitit pararendës;
  5. Kopjen e pasaportës;
  6. Pesë fotografi.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website