|
Leje pune të tipit "A/TN" për të transferuarit brenda ndërmarrjes |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet ne:
- 1) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- 2) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike, në më shumë se një rajon gjeografik, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- 3) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/TN, bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
Për herë të parë, ne kerkesen per leje pune, të tipit A/TN, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- a) Kërkesa e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, bashkëlidhur;
- b) Kopja e aktit të njohjes së personalitetit juridik të ndërmarrjes/shoqërisë mëmë, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
- c) Kopja e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, ku të vërtetohet se ka një periudhë pune jo më pak se 12 muaj në këtë ndërmarrje/shoqëri, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
- ç) Kopja e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, nëse marrëdhënia juridike e punës është në vazhdim;
- d) Certifikatën dhe dëshminë për njohuritë e specializuara, të përkthyera në gjuhë shqipe dhe të noterizuara;
- dh) Kopja e pasaportës;
- e) Autorizimin nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
- f) Pesë fotografi.
|