|
Leje pune te tipit “A/PS” për punë stinore |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet në:
- Përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës
- pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/PS, bëhet nga:
- i huaji;
- punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- personi i autorizuar nga punëdhënësi.
Per leje pune te tipit A/PS paraqitet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesa, me të dhënat personale, sipas formatit, bashkëlidhur;
- Kopja e kontratës individuale të punës;
- Kopja e pasaportës;
- Autorizimin nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
|