|
Leje pune të tipit "A/P" për punëmarrësit |
|
|
Kërkesa dhe dokumentacioni per leje pune paraqitet ne:
- në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike, në më shumë se një rajon gjeografik, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.
Kërkesa për t'u pajisur me leje pune, të tipit A/P, bëhet nga:
- huaji;
- punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- personi i autorizuar nga punëdhënësi.
Për herë të parë, ne kerkesen per leje pune, të tipit A/P, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesa e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, bashkëlidhur;
- Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
- Kopja origjinale të kontratës individuale të punës;
- Kopja e pasaportës;
- Autorizim nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
Për riperteritje te lejes se punes, të tipit A/P, paraqiten dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- Kopjen e kontratës individuale të punës;
- Autorizimin nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
- Pesë fotografi.
|