mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Sistemi i lejeve të punës në Shqipëri Print E-mail
  • Leja e punës e tipit A i lëshohet të huajve për një periudhë kohore jo më të gjatë se 6-muaj.
  • Leja e punës e tipit B i lëshohet të huajve për t’u punësuar në një profesion, rajon gjeografik dhe punëdhnës të caktuar. Leja e punës e tipit B ka vlefshmëri kohore njëvjeçare. Ky tip leje pune mund të ripërtërihet në periudha njëvjeçare, nëse nuk kanë ndryshuar rrethanat kryesore që mundësuan lëshimin e lejes së parë, apo paraardhëse.
  • Leja e punës e tipit C i lëshohet të huajve, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që kanë marrë leje pune të tipit B, tre të njëpasnjëshme, gjatë një periudhe të pandërprerë kohore.Ky tip i lejes së punës i lëshohet të huajve për t’u punësuar në çdo lloj aktiviteti dhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pa u kufizuar tek një punëdhënës i caktuar. Kjo leje pune ka vlefshmëri kohore pesëvjeçare.
  • Leja e punës e tipit D (leje pune për vetëpunësim) i lëshohet personave të huaj të vetëpunësuar, duke e kufizuar aktivitetin e tyre në një rajion të caktuar gjeografik. Vlefshmëria e kohëzgjatjes së lejes së parë është njëvjeçare me të drejtë ripërtëritjeje.
  • Leja e punës e tipit E (leje për motive vetëpunësimi) i lëshohet të huajve të vetëpunësuar për çdo lloj aktiviteti dhe pa kufizime gjeografike, të cilët kanë marrë tre leje të njëpasnjëshme të tipit D. Kjo leje pune ka vlefshmëri kohore pesëvjeçare.
  • Leja e punës e tipit F (për studentë) i lëshohet të huajve, që studjojnë në Repuvlikën e Shqipërisë në vitin aktual akademik. Ky tip leje lëshohet vetëm për orë të kufizuara pune, gjatë vitit shkollor, apo akademik dhe për orë të plota, gjatë pushimeve, në mes të viteve akademikë, apo semestrave.
  • Leja e punës e tipit G i lëshohet të huajve, që investojnë në Republikën e Shqipërisë dhe punësojnë jo më pak se dy shtetas shqiptarë për çdo të huaj të punësuar. Vlefshmëria kohore e kësaj lejeje është njëvjeçare, me të drejtë ripërtëritjeje.
  • Leja e punës e tipit H i lëshohet të huajve, që kanë marrë tre leje të njëpasnjëshme të tipit G. Kjo leje ka vlefshmëri kohore pesëvjeçare.

Përshkrim i hollësishëm i tipeve, karakteristikave, dokumentacionit për çdo tip lejeje pune do ta gjeni duke klikuar mbi secilen prej tyre.
Last Updated ( Sunday, 10 August 2008 20:45 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj