mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Migrimi në kuadrin historik Print E-mail
Hyrje
Migrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe mbetet shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, me vështrimin e projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e tij.

Në etapa të ndryshme historike kanë ndryshuar edhe përbërja e flukseve migratore, qëllimet dhe motivet e kësaj lëvizshmërie ndërkombëtare, drejtimet dhe senset e lëvizjes për të ardhur në epokën tonë të globalizimit. Kjo epokë, së bashku me lehtësirat në transport dhe komunikim ka sjellë edhe një rritje të numrit të njerëzve, që kanë jo vetëm dëshirën, por edhe aftësitë për të jetuar edhe punuar në vende të ndryshëm nga ai i origjinës, apo qëndrimit të tyre.

Pak histori
Migrimi ndërkombëtar, lëvizjet e njerëzve nga një territor sovran në një tjetër kanë luajtur një rol thelbësor në historinë e njerëzimit. Kështu, popullsi fare të papërfillshme morën përmasa madhore, ndërkohë që shtete të fuqishëm janë dobësuar, apo forcuar, falë lëvizjeve ndërkombëtare të njerëzve. Bota do të kish qenë krejt ndryshe pa modelet historikë të migrimit ndërkombëtar.

Historia moderne e migrimit ndërkombëtar mund të ndahet në katër periudha.
Periudha e Parë - “Periudha Merkantile” 1500-1800 - migrimi botëror dominohej nga flukset evropiane dhe u dha rrugë proceseve të kolonializimit dhe rritjes ekoniomike nën “Kapitalizmin Merkantil”. Gjatë 300 viteve, evropianët populluan treva të gjëra të Amerikave, Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë. Pavarësisht se nuk ka statistika të sakta, kjo mjaftoi që Evropa të vendoste dominimin e saj në treva të gjëra të botës. Gjatë kësaj periudhe, emigrantët ndahen në përgjithësi në katër klasa: një numur i madh i të nguliturve bujqësorë, një numër më i vogël administratorësh dhe artizanësh, madje edhe një numur shumë më i vogël sipërmarrësish, që themeluan plantacionet për të prodhuar materiale të para për ekonomitë merkantaliste në rritje të Evropës dhe të dënuar të dërguar në kolonitë jashtë. Në mungesë të teknologjive, pavarësisht se produktet e këtyre plantacioneve ishin të pakta, ato kërkonin fuqi punëtore të madhe, me kosto të ulët, që pjesërisht u plotësua me punëtorët me kontrata nga Azia Lindore; sidoqoftë, në pjesën më të madhe kjo fuqi punëtore ishte pasojë e migrimit me forcë të skllevërve afrikanë. Po në këtë periudhë kohore, treshekullore rreth 10 milionë skllevër afrikanë u detyruan të migrojnë në Amerikat, apo në “Botën e Re”.

Periudha e dytë, ajo e emigrimit industrial filloi herët në shekullin e 19-të dhe pati në origjinë zhvillimin industrial të Evropës si dhe shtrirjen e kapitalizmit në ish dhe kolonitë e “Botës së Re”.
Periudha nga 1800 në 1929 përfaqëson periudhën e parë të globalizimit ekonomik, të karakterizuar nga flukse masive të kapitalit, lëndëve të para dhe të transferimeve të ndërsjella të mallrave mes Evropës, Amerikave, Azisë dhe Paqësorit.
Gjatë kësaj periudhe të parë, emigrantët evropianë shkuan më shumë në ish-kolonitë. Po kështu, SHBA-ja e vetme tërhoqi 60% të flukseve emigratore nga Evropa, 25% të tjerë u shpërndanë në Argjentinë, Australi, Kanada dhe Zekandën e re.
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore solli një frenim të flukseve masive, duke nisur një periudhë 40 vjeçare të emigrimit të kufizuar. Vitet 1900 karakterizohen nga një rritje e nacionalizmit ekonomik autarkik në Evropë dhe Amerik. Kufizime shoviniste u vendosën mbi tregtinë, investimet dhe imigrimin, kjo për të frenuar lëvizjet ndërkombëtare të mallrave, kapitaleve dhe fuqisë punëtore.

Periudha e tretë, gjatë viteve 1940-të migrimi ndërkombëtar u ndikua mjaft nga Lufta e Dytë Botërore, duke qenë flukset më shumë refugjatë dhe persona të zhvendosur, që nuk lidheshin me ritmet e rritjes ekonomike dhe zhvillimit. Për ilustrim, nëse emigruan në SHBA, për periudhën 1900-30 mesatarisht 621 mijë njerëz në vit, në vitet 1930-të kjo shifër ra në 53 mijë, duke u rritur vetëm paksa në vitet 1940-të.

Periudha e katërt e migrimit post-industrial filloi në mesin e viteve 1960-të, duke bërë dallim të dukshëm me të kaluarën. Imigrimi nuk dominohej më nga flukse nga Evropa drejt pak vendeve të imigrimit të vazhdueshëm, por mirëfilli u bë global në fushështrirje, duke ndryshuar edhe vendet e origjinës dhe pritëse; pra fuqia punëtore nisi të vinte jo më nga Evropa, por nga vendet në zhvillim të “Botës së Tretë”.
Në dallim, nëse në periudhën e industrializimit njerëzit lëvizën nga vende me industrializim të shpejtë në vende pak të populluara, në periudhën post-industriale flukset vini nga vende shumë të populluara, në stadet e para të industrializimit në shoqëritë postindustriale.
Që nga viti 1960, evropianët përbënin vetëm një pjesë të vogël të flukseve imigratore, duke përjetuar një rritje dramatike të flukseve nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Po kështu ndryshoi edhe destinacioni: përveç vendeve pritëse tradicionale në Oqeani dhe Amerikat. Disa vende evropiane, si Gjermania, Franca, Belgjika, Zvicra, Suedia, Holanda tërhoqën një numur të konsiderueshëm emigrantësh.
Përgjatë viteve 1970-të, vende me traditë të hershme emigratore, si Italia, Spanja, Portugalia filluan të pranonin shtetas imigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika; pas rritjes së shpejtë të çmimeve të naftës në 1973, disa vende më pak të zhvilluara por të pasura në kapitale të Gjirit Persik u bvënë vende të imigrimit masiv edhe ato.
Në vitet 1990-të, migrimi ndërkombëtar u shtri në Azi dhe jo vetëm në vende të industrializuara, si Japonia, por edhe në vende si Koreja e Jugut, Taivani, Hong Kongu, Singapori, Malajzia dhe Tailanda.

Migrimi ndërkombëtar në shifra

  • Në 2005, migrantët ndërkombëtare ishin 191 milionë; 115 milionë jetonin në vendet e zhvilluara dhe 75 milionë në vendet në zhvillim.
  • Në harkun kohor 1990-2005, vendet me të ardhura të larta regjistruan, në tërësi rritjen më të madhe të migrantëve ndërkombëtarë (41 milionë).
  • Ttre të katërtat e të gjithë migrantëve jetonin në 28 vende, kur një në çdo pesë migrantë jeton në SHBA.
  • Migrantët përbënin, të paktën 20% të popullsië në 41 vende, 31 prej të cilëve kanë më pak se 1 milion banorë.
  • Migranet femra përbëjnë thuajse gjysmën e migtrantëve mbarëbotërorë dhe janë më shumë se meshkujt migrantë në vende të zhvilluara.
  • Afro 6 nga çdo 10 migrantë ndërkombëtare jetojnë ne ekonomitë me të ardhurave të larta, por këtu hyjnë 22 vende në zhvillim, përfshirë Bahrainin, Brunein.
  • Darusalam, Kuvaitin, Katarin, Republikën e Koresë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
  • Rreth një e treta e 191 milionë migrantëve ndërkombëtarë në botë janë zhvendosur nga një vend në zhvillim tek një tjetër, një tjetër 1/3 kanë lëvizur nga një vend në zhvillim në një vend të zhvilluar. Pra, migrimi “Jug-Jug” është po në ato përmasa sa ai “Jug-Veri”.
  • Migrantët me arsim terciar përbënin thuajse gjysmën në rritjen e numrit të migrantëve ndërkombëtarë në grup-moshën 25 vjeçare, në vendet e OECD-së,
  • gjatë viteve 1990-të. Afro 6 në çdo 10 e migrantëve që jetojnë në vendet e OECDsë në vitin 2000 vinin nga vendet në zhvillim.
  • Në 2005 migrantët në botë ishin 191 milionë, ndërsa në 2007 arritën në thuajse 200 milionë. Sipas vlerësimeve të kujdeshme të OKB-së, flukset migratore drejt vendeve të zhvilluara (VEZH), në harkun kohor 2007-2050 mund të regjistrojnë një hyrje mesatare vjetore 2.3 milionë.
  • Me përjashtim të Meksikës (306 mijë emigrantë në vit), vendet kryesore të origjinës, apo të nisjes janë të gjithë aziatike: Kina (330 mijë), India (241 mijë), Filipinet ( 180 mijë), Pakistani ( 167 mijë), Indonezia (164 mijë) në një vit.
  • Vendet kryesore pritëse janë mbi të gjithë SHBA, Kanadaja, falë flukseve vjetore që së bashku vlerësohen në 1.3 milionë në vit, por edhe vende evropiane për të cilët parashikohet ardhja e 103 milionë emigrantësh, si kompensim i një rënieje demografike të vlerësuar në rreth 70 milionë brenda vitit 2050.
  • Pas dy vendeve të mësipërme renditet Gjermania, Italia, e renditur e katërta në listën e vendeve të destinacionit, që do të përfitojnë nga këto flukse të rëndësishme imigratore, duke përballuar mangësitë e fuqisë punëtore vendase. Vlerësohet se brenda 2050, flukset e ardhjes në Itali të arrijnë në total 6-7 milionë njerëz.
Emigrimi shqiptar në konteksin e politikave ndërkombëtare
Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet si duhet në të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të origjinës dhe atij pritës.
Nëse do të lidhim si duhet migrimin me zhvillimin atëhere do ta bëjmë këtë dukuri të vyer për ne. Sidoqoftë, ky proces ka edhe anën tjetër të medaljes. Ja përse ngjall jo vetëm debate të ndezura, por edhe ndan shkollat e mendimit. P.sh. migrimi mund t’i privojë vendet e origjinës nga aftësitë më të mira dhe talentet dhe mendjet e shkëlqyera, siç mund të ndikojë në copëtimet/shpërbërjet e familjes; jo rrallë migrimi shfrytëzohet për qëllime kontrabandimi dhe trafikimi të qenieve njerëzore për të shkuar deri tek shfrytëzimi i flukseve migratore nga organizata kriminale dhe terroriste.
Asnjëhere nuk është e tepërt të pohohet dhe ripohohet se shumë prej problemeve mund të zgjidhen, përmes angazhimit, debatit, si brenda vendit duke përfshirë të gjithë aktorët kyç, ashtu edhe përmes një bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo do të shpinte në një njohje dhe të kuptuar më të mirë të përfitimive dhe volive të pamata që ofron migrimi.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan shprehej: “asnjë prej nesh muk i zgjidh i vetëm problemet e migrimit, por ama secili prej nesh mban në dorë një copëz të zgjidhjes së rebusit. Ka ardhur koha që t’i sjellim bashkë”.
Jo gjithmonë përvojat migratore kanë qenë pozitive: migrantët e të dy gjinive gjithnjë dhe më shumë po i ekspozohen shfrytëzimit dhe abuzimit nga ana e kontrabandistëve të qenieve njerëzore; të tjerë, si rezultat i rritjes së tensioneve sociale, fetare dhe kulturore në disa shoqëri e shohin veten të përfshirë dhe përballë mureve të diskriminimit, ksenofobisë dhe racizmit.
Politikat e migrimit ndërkombëtar nuk ekzistojnë si të izoluara, të gjitha kanë pasoja globale. Kostot dhe përfitimet e migrimit nuk ndahen në mënyrë të barabartë, mes vendeve, por edhe as mes grupeve sociale.
Në politikat tona zë vend parësor bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërkombëtar.
Tashmë ne kemi përqafuar filozofinë se politikat migratore nuk duyhet të konsiderojnë vetëm aspekte ekonomike, por duke iu mbajtur shkollës së mendimit se emigrimi prodhon pasoja sociale, kulturore, madje edhe politike nuk është më, vetëm diçka mes të qenurit i pasur, apo i varfër, por modelon vetë shoqëritë ku duam të jetojmë.

Emigrimi modern shqiptar
Në periudhën e tranzicionit, që nga viti 1990, nga regjimi totalitar drejt demokracisë, Shqipëria ka përjetuar një ecuri emigratore me shumë kthesa dhe ndryshime. Sidoqoftë, në përmbledhje na është dashur të ndeshemi me disa probleme madhore, që meritojnë shikim të veçantë: “brain drain”, kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, dërgesat e emigrantëve, rikthimi me dëshirë i shtetasve shqiptarë emigrantë, lëvizjet e ligjshme dhe të paautorizuara për arsye ekonomike.
Sigurisht që kjo periudhë tranzicioni solli edhe pasoja ekonomike dhe sociale. Kështu, popullsia është duke u ulur: rritja e saj natyrore në 2001 ishte 12/1,000 dhe niveli i lindshmërisë 18/1,000, krahasuar me 19.6/1,000 dhe 25.2/1,000 në 1990. Raporti i popullsisë totale që jeton në qendra urbane, 36% në 1991 në 49% në 2001. Kjo shënon një nivel të lartë emigrimi të brendshëm në një harkore zona të thella rurale-qendra rurale-qendra urbane. Kuptohet se ky migrim i brendshëm, spontan i paplanifikuar nuk gjeti institucione dhe shërbimet e duhura, duke u kthyer në “paradhomën” e migrimit ndërkombëtar.

Vështrim fotografik mbi emigrimin shqiptar

  • 1 milion emigrantë nga një popullsi e përgjithshme 3.4 milionë banorë;
  • 22-25% e popullsisë së përgjithshme;
  • 35% e popullsisë aktive;
  • flukset emigratore shqiptare 5-6 herë më të larta se sa ato krahasuese në vendet në zhvillim, lidhur me popullsinë aktive.
Tiparet e emigrimit shqiptar në vite
Faktori moshë: brezi i parë i emigrantëve po arrin moshën e pensionit;
Brezi i dytë, ende është në shkollë, apo në periferi të tregut të punës;
Origjina etnike: pjesa më e madhe e bashkësisë emigratore shqiptare ndodhet në Greqi, duke qenë i pari vend dërgues që ka në një vend pritës më shumë se 50% të popullsisë imigratore të përgjithshme atje, ndjekur nga pranuia në një vend tjetër fqinj, Italia;
Në jetën e përditshme emigrimi shqiptar ndeshet me paragjykime, dukuri viktimizimi, inkriminimi shpesh dhe lehtësisht bazuar në peerceptime dhe jo fakte. Ky perceptim publik kryesisht është ngjizur dhe fryrë nga media të caktuara, sidomos ato lokale. Afërsia gjeografike ngriti pritshmëritë se emigrantët shqiptarë në këto vende do të ishin më pranë, por e ndjejnë largësinë dhe mallin e të afërmëve. Po kështu, jo gjithmonë janë afër popullsisë vendase, pavarësisht afërsive kulturore, gjeografike, gjuhësore, të paktën krahasuar me pritshmëritë fillestare.
“Getot etnike” ndalojnë integrimin e emigerantëve, por kjo dukuri vetëm pak dhe lehtë prek emigrimin shqiptar, pasi emigrantët tonë nuk kanë prirje të përqendrohen në këto “geto”.
Kapitali njerëzor: shumica e emigrantëve ende kanë nivel të ulët formimi profesional dhe arsimimi; emigrantët shumë të kualifikuar dhe me talente të spikatura janë punësuar në vende pune jo të aftësive të tyre dhe në sektorë jo të përshtatshëm. Kjo ka frenuar integrimin, duke krijuar ndijime anti-migratore, perceptime dhe reagime, veçanërisht për ato që janë të paautorizuar dhe që qëndrojnë në periferi të institucioneve sociale.
Aktualisht, jo vetëm nga prania, sidomos në dy vende, Greqi dhe Itali emigrantët shqiptarë japin kontribute të ndjeshme për sistemin e përkujdesjes shoqërore.
Statusi i emigrantëve shqiptarë: Shqipëria në fillimet e flukseve emigratore ishte e papërgatitur për menaxhimin e tyre.
Po kështu, dy vendet kryesore pritëse, Greqia dhe Italia ishin edhe ato të papërgatitura për të pritur si duhet flukset masive, në pjesën më të madhe të paautorizuara.
Ndryshimi i raportit i parregullt/i rregullt
Ndryshimi i raportit i parregullt/i rregullt nisi në 1998.
Në harkun kohor 1998-2005, afro 70 000 emigrantë të parregullt shqiptarë rregulluan statusin e tyre, çdo vit në Itali dhe Greqi.
Në harkun kohor 2003-2007, raporti i rregullt/i parregullt ishte 1.5-1 në Greqi dhe 3-1 në Itali.
Migrimi aktiv ndaj atij pasiv: gjithnjë dhe më shumë pati rritje emigrimi familjar, i kushtëzuar dhe i favorizuar nga afërsitë kulturore, gjuhësore dhe gjeografike, si dhe nga kostoja e ulët për të emigruar në vendet fqinjë.
Emigrimi u përcoll nga nivele të larta të emigrimitt ë të miturve, të shoqëruar apo jo. Dora-dorës emigrimi shqiptar ndoqi prirjen e përgjithshme të feminizimit të tij, i kushtëzuar dhe favorizuar nga lehtësitë realtive të punësimit të femrave në sektorë të caktuar, si shërbime, puna shtëpiake etj.
Po sipas një prirje të emigrimit mbarëbotëror, niveli i papunësisë mes emigrantëve ishte shumë më i lartë, krahasuar me vendasit.
Emigrimi afatgjatë përkundrejt atij afatshkurtër: mundësi punësimi të ofruara nga politikat migratore të vendeve fqinjë.
Afërsia gjeografike që favorizon rikthime periodike në atdhe.
Sinergjia mes aktiviteteve ekonomike dhe profesionale në vendet pritëse dhe Shqipëri - Emigrimi i mbijetesës dhe konsumit drejt të qenurit faktor zhvillimi: Në 15 vitet e para, emigrimi shërbeu si burim mbijetese dhe konsumi.
Në vitet e fundit, u bënë dhe po bëhen përpjekje për ta shfrytëzuar emigrimin shqiptar si faktor i zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe politik.
Në mbështetje, tashmë kemi SKM dhe PKZSKM, si dokumenti dhe instrumenti madhor i menaxhimit të të gjithë aspekteve të emigrimit shqiptar.
Kështu, aty dhe më gjërë po i kushtohet vëmendje e veçantë, me politika dhe programe rikthimit me dëshirë, të mbështetur dhe të programuar.
Gjithnjë dhe më shumë po kalohet nga konstatimet në veprime për t’i përdorur dërgesat dhe aftësitë virtuale të emigrantëve si burime finacimi, krijimi vendesh pune dhe faktorë zhvilli në komunitet.
Ndryshime në strukturën e flukseve emigratore: numur në rritje i emigrantëve të kualifikuar.
Numër në rritje i studentëve që zgjedhin dhe kanë mundësi të përfundojnë studimet e tyre jashtë.
Feminizimi i emigrimit shqiptar, jo vetëm përmes emigrimit pasiv (ribashkimit familjar), por edhe emigrim femëror i pavarur, duke (thuajse) barazuar raportin emigrant/emigrante.
Ndryshime në përbërjen e flukseve emigratore: prirje të forcimit të nismës sipërmarrëse të emigrantëve shqiptarë në dy vendet kryesore pritëse, Greqi dhe Itali.
Sipërmarrja mbetet një aktivitet mashkullor, çka sjell detyrën e nxitjes së kësaj nisme tek emigrimi femëror.

Politikat migratore të Qeverisë shqiptare
Baza ligjore
  • Kushtetuta e Shqipërisë e vitit 1998; neni 8 dhe 38.
  • Karta Sociale Evropiane, përfshirë edhe Nenin 19, specifikisht për fushën e migrimit, është ratifikuar me Lgjin nr. 8960, datë 24.10.2002 “Për ratifikimin e KSE, e ndryshuar”.
  • Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Akisë Komunitare.
  • Konventa Nr 97 “Migracioni për punësim” (e rishikuar) 1949, (ILO), ratifikuar me ligjin nr. 9320, datë 25.11.2004.
  • Konventa e OKB “Mbi statusin e personave pa shtetësi”, ratifikuar në prill 2003.
  • Konventa e OKB “Mbi reduktimin e personave pa shtetësi”, ratifikuar, në prill 2003.
  • Konventa e ILO-s, Nr 181 “Mbi Agjencitë Private të Punësimit”, ratifikuar në vitin1998.
  • Konventa e ILO-s, nr 143 “Punëtorët Migrantë”, 1975, miratuar me VKM nr. 553, datë 3.8.2005.
  • Konventa e OKB-së, “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre”-1990, ratifikuar nga Kubvendi i Republikës së Shqipërisë në 2006
  • Konventa e Këshillit të Evropës “Mbi Statusin Ligjor të Migrantëve”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 8.6.2006.
  • Ligji nr.9034, datë 20.03.2003 “Mbi emigrimin s shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi”.
  • Udhëzimi i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, nr.1297, datë 16.7.2004, “Mbi funksionimin e regjistrit për shtetasit shqiptarë dhe procedurat e regjistrimit të shtetasve shqiptarë, që dëshirojnë të emigrojnë dhe që janë kthyer nga emigrimi”.
  • VKM, nr.37, datë 28.1.2004 “Mbi nxitjen e punësimit në administratën publike të shtetasve shqiptarë, që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë vendit”.
  • VKM “Mbi procedurat e licencimit dhe të funksionimit të Agjencive Private të Punësimit”, nr.708, datë 16.10. 2003.
  • Marrëveshje dypalëshe punësimi me Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.
Kuadri institucional
  • Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Migracionit. MB ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjeve të Ripranimit.
  • INSTAT-i është institutioni, që mbledh dhe përpunon të dhenat edhe mbi flukset migratore.
  • Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtoria e Politikave të Migracionit përgjigjet për migracionin për qëllime punësimi, në bashkëpunim me SHKP e ZRP, SHSSH e ISSH. MPÇSSHB përgjigjet për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të punësimit.
  • Ministria e Punëve të Jashtme përgjigjet për menaxhimin e sistemit te vizave dhe ofrimin e shërbimeve migratore jashtë vendit.
  • Instituti Kombëtar i Diasporës, si strukturë e MPJ.
Last Updated ( Sunday, 10 August 2008 03:47 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj