logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Përurohet Qendra Polivalente “Laura Vicuna” në Tale, Lezhë Print E-mail
Friday, 09 March 2012 16:11
Ministri Ksera: Bashkëpunim me shoqërinë civile, pushtetin vendor dhe donatorët për ngritjen e shërbimeve komunitare

lezhe-9-3-12Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, dhe Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, morën pjesë në përurimin e Qendrës Polivalente "Laura Vicuna", e ngritur në Tale të Lezhës.

Kjo qendër sociale është ngritur nga "Qarku i Aktiviteteve Formative Saleziane" (QAFS), Motrat Ausiliatrice, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Bashkëpunimit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe ofron shërbime sociale komunitare për të mitur, të rinj e të reja, gra dhe vajza në nevojë.

Ministri i Punës, duke e marrë fjalën falenderoi Motrat Saleziane, Bashkinë Lezhë dhe Ambasadën Italiane, duke theksuar se Ministria e Punës është e angazhuar të forcojë bashkëpunimin me shoqërinë civile, pushtetin vendor dhe donatorët për të realizuar objektivin për ngritjen e shërbimeve komunitare në të gjithë vendin dhe për të gjitha grupet në nevojë.
“Kjo zonë paraqet mangësi në ofrimin e shërbimeve komunitare dhe qendra që po inagurojmë sot plotëson një gamë të gjerë nevojash”, vuri në dukje Ministri Ksera.
Më tej, Ministri u ndal në objektivat e Politikave Sociale të Qeverisë për mbrojtjen e grupeve në nevoje, të cilat synojnë reduktimin e varfërisë. Ministri e vlerësoi kuadrin ligjor të plotësuar, duke u ndalur në ligjet e sapoaprovuara mbi nxitjen e biznesit social, që fokusohet në ofrimin e sistemit të mikrokredive për familjet e varfra, si dhe mbështetjen për familjet kujdestare me ndryshimet e fundit në “Ligjin e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimet Shoqërore”.
Ksera vlerësoi se organizatat e shoqërisë civile janë partnerë të strukturave publike duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve komunitare dhe kurseve të formimit profesional për te rinjtë, të cilët marrin një profesion dhe aftësohen për tregun e punës.
“Vetëm duke integruar përpjekjet e pushtetit qendror dhe vendor me të gjithë aktorët që punojnë në fushën e shërbimeve do të jemi në gjendje të hartojmë politika të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse dhe qasja jonë ndaj kësaj kategorie do të jetë në nivelin e adresimit më te mirë te problematikave”, deklaroi Ministri i Punës.
Ambasadori italian, z. Massimo Gaiani, vuri në dukje se Italia ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Ambasadori shprehu angazhimin e Qeverisë Italiane dhe të vetën, për të vazhduar mbështetjen e prioriteteve të Shqipërisë, veçanërisht atyre të fokusuara në fushën sociale.

Në aktivitetin e sotëm ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Lezhë – z. Viktor Tushaj, Nunci Apolsotolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Inglés, Peshkopi i Lezhës, Imzot Ottavio Vitale, dhe Superiora e Përgjithshme e Bijave të Marisë Ndihmëtare, Motër Yvonne Reungoat.
Në Qendër do të realizohen kurset e formimit të parashikuara nga Projekti “Fuqizimi i shërbimeve social – edukuese për promovimin shoqëror e kulturor të të miturve, të rinjve e grave në Tale në Rrethin e Lezhës”, realizuar nga OJQ Vides dhe Labor Mundi në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta të Republikës së Shqipërisë, objektivi i të cilit është përmirësimi i kushteve të jetesës së popullsisë së rrethit të Lezhës, duke iu kundërvënë kështu përjashtimit social.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH