logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri Ksera takohet me përfaqësues të World Vision Print E-mail
Friday, 17 February 2012 16:02
Bashkëpunimi synon uljen e varfërisë tek fëmijët

ksera-world-vision-17-2-12Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, priti sot në një takim përfaqësues të Word Vision, me të cilët diskutoi rreth forcimit të bashkëpunimit mes dy paleve dhe shtrirjes së tij edhe në vitet e ardhshëm në fushat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre si dhe mbështetjes së familjeve në nevojë. 

Drejtuesja Rajonale për Evropën Lindore , znj. Conny Lenneberg, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Punës, prezantoi aktivitetin e World Vision në Shqipëri, aktivitet I cili është I fokusuar veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me fokus mbrojtjen e fëmijëve ga varfëria si dhe projektet per te ardhmen.

Duke vlerësuar kontributin që Word Vision ka dhënë dhe vazhdon të japë në Shqipëri në këto vite në mbështetje të fëmijëve, veçanërisht atyre në nevojë, Ministri I Punes deklaroi se kushdo që kontribuon në përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë, nje nga te cilet eshte zhdukja e varfërisë ekstreme deri në 2013 – konsiderohen partnerët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më prioritar të Ministrisë së Punës.

Ministri Ksera bëri me dije se tashmë Qeveria është e fokusuar në reformimin e legjislacionit, i cili ofron mbrojteje më të mirë për fëmijët dhe promovon të drejtat e tyre, duke filluar nga hartimi i Ligjit “Për të Drejtat e Fëmijëve”, ngritja e Agjesisë për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, aplikimi i shërbimit alternativ për fëmijët dhe mbështetja e familjeve kujdestare me fonde të buxhetit të shtetit. 

Pjesëmarrësit vleresuan se Word Vision ndan të njëjtat objektiva me Ministrinë e Punës – fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, luftën ndaj varfërisë si dhe zbatimin e politikave nxitëse për rritjen e punësimit ,veçanërisht tek moshat e reja, - ndaj është i nevojshëm forcimi i bashkepunimit për permbushjen e këtyre objektivave, qe do te realizohet me institucionalizmin e bashkepunimit pas nenshkrimit te nje marreveshjeje e cila do t’i hape rruge koordinimit te hapave dhe projekteve te perbashketa.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH