mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës, Spiro Ksera, uron për festat banorët e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë Print E-mail
Saturday, 24 December 2011 18:13
Dhurata dhe angazhime te realizueshme

ksera-dhurata-sarande-11"Sa më shumë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar jetën sociale, veçanërisht të fëmijëve”, apeloi Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, nga Saranda, i ftuar në Shtëpinë e Fëmijës për të festuar bashkët me fëmijët mbrëmjen e festave të fundvitit.
Ministri Spiro Ksera bashkë me urimet solli për vogëlushët e kësaj Shtëpie edhe plot dhurata si dhe garantoi mbështetje në vazhdimësi për fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesjes.
Ministri i Punës theksoi përpjekjet në vazhdimësi të strukturave shtetërore për përmbushjen në vazhdimësi të kuadrit ligjor lidhur me mbrojten sociale të fëmijëve.
Rikonstruksioni i qendrave sociale në të gjithë vendin do të vazhdojë të jetë ndër prioritet e Ministrisë së Punës së Punës, garantoi Ministri Ksera, dhe për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës së Sarandës do të garantohet funksionaliteti i shtëpisë së pushimit në Borsh, që është në përdorim të fëmijëve nga shtëpitë e fëmijës në mbarë vendin.
"Urime, një vit të ri me shëndet e gëzime dhe plot përkujdesje për ju", uroi Ministri Ksera, duke kaluar bashkë me fëmijët një mbrëmje të këndshme në Sarandë.
Në aktivitetin e zhvilluar në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë merrte pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Sarandë, zoti Stefan Çipa.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website