logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës vizitë në Pukë Print E-mail
Monday, 19 December 2011 17:03
Ksera: Mbështesim bashkinë për ngritjen e qendrës Polivalente
puke-19-12-11“Hartimi dhe zbatimi i politikave që nxisin zhvillimin e biznesit dhe ndikojnë në rritjen e punësimit jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, por në çdo skaj të vendit, është objektiv madhor i Qeverisë Berisha”, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, gjatë një vizite një-ditore që zhvilloi në Pukë.

Ministri Ksera u takua dhe ndau mendime rreth politikave të Ministrisë në fushën e mbrojtjes sociale, punësimit dhe formimit profesional me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, shoqërisë civile si dhe banorë të Pukës.

Ministri vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të këpucëve në Pukë, në të cilën punojnë me dhjetra gra dhe vajza, ku u takua dhe bisedoi si me sipërmarrësit, ashtu edhe me punëtoret, të cilët i siguroi se Qeveria dhe Ministria e Punës edhe në të ardhmen do të mbështesin zhvillimin e bizneseve që rrisin punësimin veçanërisht në qendra urbane të vogla dhe me mundësi të pakta zhvillimi.

picture2-19-12-11Po ashtu, Ministri vizitoi edhe ambientet e qendrës sociale jopublike që ofron shërbime ditore për gratë dhe vajzat si dhe qendrën e formimit profesional, pjesë e Qendrës së Lëvizshme publike, e cila prej pak vitesh funksionon në zonën Verilindore të vendit dhe në të cilën formohen profesionalisht me dhjetra punëkërkues pa profesion.

Gjatë takimit që zhvilloi në Bashkinë e Pukës, Ministri Ksera e siguroi Kryetarin e Bashkisë, z. Beqir Arifaj, se Ministria e Punës do të mbështesë çdo inisiativë të bashkisë për hartimin dhe zbatimin e projekteve të punësimit që kanë në fokus veçanërisht kategoritë me pak të ardhura dhe se ngritja e një qendre polivalente në qytetin e Pukës do të jetë një nga projektet e përbashkëta më të afërta mes Bashkisë Pukw dhe strukturave sociale.

Vizita e Ministrit Ksera në Pukë ishte në kuadër të takimeve që po organizohen nga ky institucion, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, Rrjetin kundër dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit, organet e pushtetit vendor, mbështetur nga organizatat e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në disa rajone të vendit, si në Sarandë, Durrës, Berat, Elbasan, etj.gjatë të cilave po disktohen problematikat që lidhen me parandalimin dhe luftën kundër dhunës sipas karakteristikave specifike të çdo rajoni.

Qëllimi i këtyre takimeve është ngritja dhe vënia në funksionim e Mekanizmit Kombëtar të Referimit të Rasteve të dhunës në të gjithë vendin. Puka është një nga Bashkitë që tashmë falë edhe mbështetjes së Rrjetit kundër dhunës dhe trafikimit e ka ngritur këtë mekanizëm.
Në takimin Rajonal të Pukës mernin pjesë përfaqësues të Rrjetit Kundër Dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit, të bashkisë Pukë, të Qarkut Shkodër, etj.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website