


| Ministria e Punës përshëndet vendimin e ERE për të mosrritur çmimin e energjisë në tre vitet në vazhdim |
|
|
| Friday, 16 December 2011 11:40 |
|
Ksera: ERE respektoi vendim e Keshillit Kombëtar të Punës Ministria e Punës, Çështeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta përshëndet vendimin e djeshëm të Bordit drejtues të Entit Rregullator të Energjisë për të mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për tre vitet e ardhshme. Ky vendim i ERE respekton, ndër të tjera, vendimin e Këshillit Kombëtar të Punës si organi më i lartë konsultativ tripalësh për mos aplikimin e tarifave të reja të energjisë. Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë shqiptare dhe Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Marrëveshjes që ka Ministria e Punës me punëdhënësit dhe punëmarrësit, për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe garantimin e kushteve lehtësuese për biznesin. Prioritet i Qeverisë është ulja e varfërisë dhe mbrojtja e shtresave në nevojë si dhe garantimi dhe sigurimi i të gjithë konsulatorëve në kushte të vështira social-ekonomike, ku përfshihen:
Ministria e Punës garanton thellimin e bashkëpunimit me partnerët socialë për të plotësuar çdo kërkesë legjitime dhe që vjen në mbështetje të kategorive në nevojë. |