logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Përfshirja e çështjeve LBGT në politikat sociale në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Punës Print E-mail
Thursday, 15 December 2011 14:03
Promovimi, respektimi dhe përfshirja e çështjeve të LGBT (lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor) në politikat sociale është prioritet i strukturave të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Pas miratimit të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe ngritjen e institucionit të Komisionerit në zbatim të Ligjit, Ministria po punon për rishikimin e legjislacionit në fushën e punësimit dhe të mbrojtjes sociale me qëllim përputhjen e tij me frymën e Ligjit të lartëpërmendur.

Me Urdhër të Ministrit të Punës tanimë është ngritur një grup i posaçëm pune, i cili do të analizojë situatën aktuale të komunitetit LGBT në Shqipëri si dhe do të bëjë analizën e legjislacionit aktual, me qëllim që shumë shpejt të bëjë edhe propozime konkrete për ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion dhe ndërtimin e politikave të tilla të cilat sigurojnë zbatimin e Ligjit “Për mbrojtjen nga Diskriminimi” për të garantuar respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Me qëllim rritjen e kapaciteteve të ekspertëve të institucioneve që mbulojnë problemet e komunitetit LGBT në Shqipëri, Ministria Punës po bashkëpunon me shoqërinë civile dhe veçanërisht me organizatat joqeveritare që veprojnë në këtë fushë.

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mes Ambasadës Pink dhe institucioneve që kanë rol në drejtim të respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT dhe rritjes së kapaciteteve të strukturave përgjegjëse, përfaqësues të Ministrisë së Punës morën pjesë në kursin e trajinimit “Përfshirja e çështjeve LGBT në politikat sociale”, organizuar nga Ambasada PINK, në bashkëpunim me organizatën holandeze CoC Netherland dhe mbështetur nga Ambasada dhe qeveria Holondaze.

Kursi i trajinimit u ndoq nga përfaqësues të MPÇSSHB, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë, etj.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website