logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministria e Punës mbledh donatorët për Strategjinë për Barazinë Gjinore Print E-mail
Monday, 12 December 2011 15:53
Organizohet takimi i Grupit Sektorial të Punës “Mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje”

donatoret-12-12-11Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta thirri mbledhjen e radhës së Grupit Sektorial të Punës “Mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje”, qëllimi i të cilës ishte prezantimi i Proçesit të Kostimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore Reduktimit të Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje 2011-2015, para donatorëve. Takimi drejtohej nga Zv/Ministrja Filloreta Kodra, e cila prezantoi prioritetet e MPÇSSHB për çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje.

Në takim u diskutua rreth procesit të Kostimit të Srategjisë për vitet 2011-2015 si dhe u paraqit Plani i aktiviteteve për vitin 2012 si nga MPÇSSHB, ashtu edhe prioritetet e donatorëve për vitin në vazhdim.

Plani i Kostimit të Strategjisë është përgatitur nga një eksperte e fushës akademike me mbështejen  UN ËOMEN, brenda Programit Një OKB “Për barazinë gjinore në Shqipëri”. 

Strategjia Kombëtare e Barazise Gjinore, Reduktimit të Dhunës me baze gjinore dhe Dhunës në Familje 2011-2015, miratuar në qershor të këtij viti, është fokusuar në 4 Qëllime Strategjike si më poshtë: mekanizmat ligjore dhe institucionale që sigurojnë barazine gjinore ne Shqipëri; barazia gjinore në vendimarrje; fuqizimi ekonomik i grave për arritjen e barazisë gjinore dhe reduktimi i dhunës me bazë gjinore.

Nisma e MPÇSSHB për të bërë kostimin e Strategjisë u mirëprit nga të gjithë donatorët, sepse përcaktoi shpenzimet për të gjitha aktivitetet e Planit të Veprimit, bazuar në analizat dhe informacionet e marra edhe nga institucionet e tjera të përfshira në këtë strategji ndërsektoriale. Plani i Veprimit përbëhet nga 14 objektiva specifike dhe 113 aktivitete, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e Qëllimeve Prioritare Strategjike gjatë implementimit të saj 2011-2015. Burimet financiare do të jenë nga buxheti i shtetit, buxheti i njësive të qeverisjes vendore dhe fonde të siguruara nga donatorët.

Donatorët theksuan se çështjete e barazisë gjinore janë çështje ndërsektoriale dhe paraqitën prioritetet e tyre, duke shprehur mbështetjen për bashkëpunimin e ngushtë midis tyre dhe institucioneve shqiptare për përmbushjen e qëllimit të përbashkët.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website