logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Shqipëria në Samitin e 7-të Botëror për Familjen Print E-mail
Wednesday, 07 December 2011 15:35
Garantimi i Punës së Denjë për të gjithë ndikon në mbrojtjen e familjes nga varfëria

"Promovimi i kapacitetit prodhues, punësimit dhe punës së denjë si faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në zhdukjen e varfërisë si dhe rritja e përfshirjes së qëndrueshme dhe të barabartë ekonomike në të gjitha nivelet janë rrugët për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit", u deklarua në Samitin e 7-të Botëror për Familjen, i cili u mbajt në datat 5-7 Dhjetor 2011, në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilin mori pjesë edhe një delegacion nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë.

Punimet e Samitit u fokusuan në ndikimin që ka kriza globale ekonomike dhe financiare në familjet në mbarë botën dhe pjesëmarrësit - përfaqësues të lartë të organizmave ndërkombëtare, qeverive dhe shoqërisë civile - pranuan se mënyra më efektive dhe afatgjatë për të hequr familjet nga varfëria është krijimi i mundësive të mira për punësim të anëtarëve të familjeve. Në këtë kuadër u vlerësua ndikimi pozitiv i Programit të Punës së Denjë zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO) në një sërë vendesh, përfshi edhe Shqipërinë.

Organizata Botërore për Familjen u shpreh në mbështetje të Axhendës së Punës së Denjë dhe Paktit Global të Punës dhe kërkoi përfshirjen e këtyre iniciativave në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, në axhendat ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale, si një përparësi kryesore.

Pjesëmarrësit në Samit ndanë qendrimin e përbashkët se të siguruarit e mundësive për pune të denjë për të rriturit është po aq e rëndësishme sa eliminimi i punës së dëmshme të fëmijëve dhe marrja e masave për të garantuar mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët, duke i dhënë kështu siguri gjeneratës së ardhshme të familjeve për të hyrë në punë të denjë.

Samiti Botëror për Familjen u organizua nga Organizata Botërore për Familjen, nën kujdesin e lartë të Znj.Skeikha Fatima Bint Mubarak, Kryetare e Fondacionit për Zhvillimin e Familjes dhe Kryetare e Këshillit të Lartë për Nënat dhe Fëmijët dhe në partneritet me Sektorin për Zhvillim të Qëndrueshëm të Departamentit Ekonomik dhe Çështjeve Sociale të Kombeve të Bashkuara, Zyrën e OKB ECOSOC për Mbështetje dhe Koordinim, PNUD, Degën e OJQ-ve të OKB dhe Shoqërisë Ndërkombëtare të Ekonomisë dhe Këshillave Social.

Që prej vitit 2004 Samiti është kthyer në një aktivitet të përvitshëm i cili mbështet dhe inkurajon ndërtimin e një bote ku mbizotëron paqja, siguria, drejtësia, toleranca, solidariteti, prosperiteti dhe integrimi, duke mobilizuar dhe promovuar qelizën themelore të shoqërisë - Familjen.

Në fund, Samiti i 7-të miratoi Deklaratën për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG1) duke marrë parasysh perspektivën e Familjes. Kjo Deklaratë do t’i dorëzohet Kombeve të Bashkuara.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website