logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri Ksera pret Raportuesin e Posaçëm të OKB për të drejtat e Emigrantëve Print E-mail
Tuesday, 06 December 2011 18:35
Crepeau: I impresionuar nga hapat e ndërmarrë nga Qeveria për riintegrimin e emigrantëve të kthyer

ksera-okb-06-12-11Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, ka pritur sot në një takim zyrtar Raportuesin e Posaçëm të OKB për të Drejtat e Emigrantëve, z.François Crepeau.
Ministri e njohu Raportuesin me hapat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e legjislacionit në fushën e migracionit dhe përafrimin e tij me legjislacionin e BE si dhe masat e marra për zbatimin e tij.
“Emigracioni është një fenomen shumë kompleks dhe kërkon ndërhyrje shumëdimensionale ku përfshihen jo vetëm një numër të konsiderueshëm aktorësh të një vendi, por ku një rëndësi të madhe merr bashkëpunimi mes vendeve të origjinës dhe atyre pritëse të emigrantëve, u shpreh Ministri Ksera. Qeveria po bën përpjekje që në bashkëpunim me të gjithë aktorët të bëjë më të mirën për të respektuar dhe garantuar të drejtat e emigrantëve.”
Ministri e njohu Raporterin e OKB me masat që janë marrë për riintegrimin e shtetasve që kthehen nga emigrimi qoftë vullnetarisht, qoftë në bazë të marrëveshjeve të rikthimit. “Masat e marra, të parashikuara edhe në Strategjinë për Kthimin dhe Riintegrimin e shtetasve shqiptarë, u adresohen të gjitha kategorive të të kthyerve, u shpreh Ministri Ksera. Kështu emigrantëve që kthehen për shkak të krizës që ka përfshirë vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë si pasojë e humbjes së vendit të punës, ne u ofrojmë jo vetëm informacion rreth situatës ekonomike dhe të tregut të punës në Shqipëri, por edhe u ofrojmë mbështetje të menjëhershme me ndihmë ekonomike, formimim profesional falas si dhe mbështetje për punësim nëpërmjet përfshirjes si grupe të veçanta në programet e nxitjes së punësimit.”
Sipas Ministri të Punës vëmendje i kushtohet edhe kthimit të emigrantëve të suksesshëm, nëpërmjet programeve të veçanta si dhe lehtësirave për të investuar në vendin e tyre.
Qeveria shqiptare po i jep një rëndësi të madhe organizimit të fushatave sensibilizuese në të gjitha shtetet ku ka numër të madh emigrantësh shqiptar, nëpërmjet të cilave informohen emigrantët me të drejtat e tyre në vendet pritëse si dhe me situatën në vendin e tyre të origjinës dhe me legjislacionin që mbështet kthimin dhe riintegrimin e tyre.
“Jam shumë i impresionuar nga hapat e ndërmarrë dy vitet e fundit nga Qeveria për riintegrimin të emigrantëve të kthyer”, u shpreh Raporteri Crepeau, i cili theksoi se qëllimi i vizitës së tij është vlerësimi i situatës në Shqipëri dhe mbështetja e Qeverisë shqiptare për arritjen e të drejtave të emigrantëve. Gjatë takimit Raporteri u interesua në mënyrë specifike për masat e marra për mbështetjen me programe të posacme të fëmijëve të emigrantëve për mësimin e gjuhës amtare, për mbështetjen e personave pa profesion, etj.

Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Emigrantëve, François Crepeau po zhvillon një vizitë pune nga data 4 deri ne 13 dhjetor  në vendin tonë me qëllim vlerësimin e drejtëpërdrejtë në terren të respektimit të të drejtave të emigrantëve nga vendi ynë.
Z. Crepeau shoqërohet në këtë vizitë pune nga znj. Katarina Mannsson dhe gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri do të zhvillojnë takime me një sërë institucionesh qeveritare, policinë e shtetit, qendra për pritjen dhe integrimin e emigrantëve, OJF dhe agjenci të OKB në Shqipëri.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website