logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri Ksera pret në vizitë zyrtare homogen Turke, znj.Fatma Sahin Print E-mail
Wednesday, 30 November 2011 20:58
Diskutohet nënshkrimi i Marrveshjes në fushën e shërbimeve sociale mes dy vendeve

ksera-homogia-turke2-30-11-11Forcimi i bashkëpunimit në fushën sociale mes Turqisë dhe Shqipërisë ishte fokusi i bisedës së zhvilluar mes Ministres së Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, znj.Fatma Sahin, dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera.
Të dy homologët vlerësuan nivelin shumë të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shteteve duke u ndalur në fushat e punësimit dhe të çështjeve sociale.

“Turqia është vendi i parë me të cilin Shqipëria ka firmosur Marrëveshje në fushën e Sigurimeve Shoqërore, u shpreh Ministri Ksera, dhe një javë më parë Qeveria shqiptare miratoi edhe Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe të formimit profesional. Të dyja këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave pozitive mes institucioneve tona, duke lehtësuar edhe jetën e shtetasve nga të dy vendet që kanë zgjedhur të jetojnë në vendet e ndërsjellta.”

ksera--homogia-turke-30-11-11Ministrja Sahin falenderoi për mikpritjen dhe u shpreh e gatshme për të forcuar bashkëpunimin mes dy Ministrive. “Rritja e mbështetetjes për shtresat vulnerabël të shoqërisë, zgjerimi dhe modernizimi i shërbimit në familje, hartimi dhe zbatimi i politikave për rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve kanë qenë fushat prioritare të Qeverisë tonë në këto vitet e fundit, deklaroi Ministrja turke. Pikërisht bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në këto fusha do të ishte në interes të dyanshëm.”

Në fund të takimit të dy homologët ranë dakort që ekspertët e të dy ministrive të fillojnë punën për draftimin e një marrëveshjeje në fushën e shërbimeve sociale.

Ministrja turke Fatma Sahin ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare dyditore në krye të një delegacioni të përbërë nga deputetë të Parlamentit Turk, përfaqësues të lartë të kësaj Ministrie si dhe me pjesëmarrjen e Presidentes së Këshillit të Sipërmarrëseve gra të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, znj. Aynur Bektas.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website