|
Ministri Spiro Ksera prezanton Projekt-Buxhetin 2012 për MPÇSShB në Parlament |
|
|
|
Wednesday, 30 November 2011 13:55 |
Ksera: Buxheti, tregues i fytyrës sociale të kësaj Qeverie
Projektbuxheti i vitit 2012 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është më i madhi i planifikuar ndonjëherë për këtë institucion dhe në total arrin në 53.49 miliardë lekë, ose 3.84% e PBB. Bashkë me të ardhurat kontributive, buxheti i MPÇSSHB shkon në 7.6% e PBB. Në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011, projekt-buxheti i vitit 2012 ka një rritje prej 6.54% dhe, në vlerë absolute, një rritje prej 3.29 miliardë lekë. Fondi i akorduar MPÇSSHB nga ky Projektbuxhet është tregues ky, i fytyrës sociale të kësaj Qeverie, i cili mundëson realizimin e prioriteteve tona për uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit. Nëpërmjet këtij buxheti parashikojmë që për 2012:
- Do përfitojnë formim profesional në qendrat publike 9 000 persona, nga të cilët 7.000 punëkerkues të papunë do të formohen në kurse profesioni. Punësimi post-formim parashikohet të jetë mbi 50%;
- Nga Programet e Nxitjes se Punësimit do të punësohen 2 500 persona;
- Punësim nëpërmjet ndërmjetësimit do të përfitojnë 12 500 punëkërkues;
- Do të trajtohen me pagesë papunësie 11 000 persona;
- Do të zgjerohet dhe përmiresohet cilësisa e shërbimeve të punësimit, nëpërmjet informatizimit të sistemit dhe rritjes së profesionalizmit të punonjësve;
- Parashikohet mbështetja me ndihmë ekonomike e rreth 104 mijë familjeve;
- Do të mbështeten me pagesa 87.742 persona me aftësi të kufizuar e kujdestare, si dhe 61.086 Invalidë Pune;
- Do të rriten të ardhurat e 546 mijë pensionistëve në masën 4%;
- Do të krijohet një sistem modern dhe unik inspektimi në të gjithë vendin. ISHP do të realizojë 13 000 inspektime në subjektet shtetërore dhe private. Do të trajnohen 110 inspektorë me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit të inspektimit;
- Do të garantohet një rrjet i qëndrueshëm e cilësor shërbimesh për 1,059 klientë rezidenciale e ditore të 29 institucione të përkujdesit shoqëror, në të cilat trajtohen fëmijë jetim, të moshuar të braktisur, viktima trafikimi dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni ... këtu ... |