logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Çelet fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore Print E-mail
Friday, 25 November 2011 14:16
Të rinj e të moshuar, djem e vajza bashkë kundër dhunës ndaj grave
kundr-dhuns-25-11-11Sot Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me Agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe Shoqatën “Në dobi të Gruas Shqiptare” çelwn në Tiranë fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës Ndaj Gruas. Aktiviteti i sotëm solli së bashku institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe qytetarët e kryeqytetit të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive.

“Dhuna është KRIM! Familje pa DHUNE - Shoqëri në PAQE! është slogan që do të shoqërojë aktivitetet e kësaj fushate në të 16 ditët e saj. Fushata do të shtrihet ditë pas dite në të gjithë vendin, nga Jugu në Veri, duke përfshirë të rinj e të reja, burra e gra, të moshuar e të moshuara, banorë të zonave rurale dhe urbane.

Një puzzle gjigand 30 m2 u formua sot në Parkun Rinia nga të rinj, burra e gra, të cilët vendosën mesazhet e tyre kundër dhunës ndaj grave dhe në mbështetje të viktimave.

Zv/Ministrja Filloreta Kodra, përfaqësuesi i UNICEF – z. Detlef Palm,  Sevim Arbana – në emër të Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare” dhe Donalda Miraka nga Parlamenti Rinor Shqiptar, përcollën mesazhin se dhuna ndaj gruas është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se të gjithë duhet të luftojnë për parandalimin dhe eleminimin e saj.

“Qeveria Shqiptare është angazhuar seriozisht për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare dhe luftën kundër dhunës në familje”, u shpreh zv/Ministrja Kodra.

Më poshtë, fjala e Z/Ministres Filloreta Kodra:
kundr-dhuns2-25-11-11Në emër të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dëshiroj të shpreh falenderimin për pjesmarrjen e të gjithëve ju sot në hapje të fushatës “Dhuna në familje është krim. Familje pa dhunë. Shoqëri në paqe”. Në radhë të parë dua të falenderoj organizatat e UN në Shqipëri për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për promovimin e çështjeve të barazisë gjinore, të drejtave të grave, dhe eleminimit të dhunës ndaj grave e dhunës në familje; shoqatën e grave “Në dobi të gruas shqiptare” për organizimin sidomos të aktivitetit të sotëm si një shoqatë që gjithmonë ka qënë ndër më aktivet në mbrojtje të të drejtave të grave si dhe Rrjetin e shoqatave kundër dhunës ndaj gruas  i cili vazhdimisht punon e kontribuon në parandalimin, dhe përpjekjet për reduktimin e dhunës ndaj gruas.

Ka disa vite tashmë që Qeveria Shqiptare ,nëpërmjet institucioneve të saj përgjegjëse për çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje,  në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, nga 25 nëntori-10 dhjetor i bashkohet fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën kjo fushatë përdoret si një strategji e organizuar si nga individë ashtu dhe grupe me qëllim që t’iu jepet fund të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, apo për të propozuar rrugë të reja qoftë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar këtë dukuri negative. Fushata fillon me 25 Nëntorin që shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Përfshin dhe data të tjera domethënëse si 1 Dhjetori- Dita mbarëbotërore kundër HIV/AIDS, 29 Nëntor- Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Drejtave të Grave dhe përfundon me 10-dhjetorin si përvjetor i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ndërkaq fjongoja ngjyrë vjollcë është simboli i përpjekjeve të përbashkëta kundër dhunës ndaj gruas.

Edhe aktivitetet e organizuar në kuadër të fushatës së këtij viti të titulluar “Dhuna në familje është krim. Familje pa dhunë. Shoqëri në paqe”, kanë si qëllim ndërgjegjësimin e mëtejshëm të gjithë shoqërisë shqiptare se dhuna ndaj gruas është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të gjithë së bashku duhet të luftojmë për parandalimin dhe eleminimin e saj, por edhe për të evidentuar arritjet e deritanishme në këtë drejtim.

Aktiviteti i sotëm për lançimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, ku janë të përfshirë shumë aktorë, si strukturat përgjegjëse për barazinë gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, shkolla, qeverisja vendore, shoqëria civile, media është aktiviteti i parë në kalendarin e këtyre ditëve të cilat do të vazhdojnë deri në 10 dhjetor por edhe më pas.

Ju ftojmë që në pjesët që formojnë puzzël të shkruani mesazhet tuaja, të cilat të gjitha së bashku do të jenë një zë i fuqishëm për të treguar se nuk duhet të tolerohet aspak dhuna me bazë gjinore dhe se dhuna në familje është një krim e si e tillë duhet të ndëshkohet.

Janë planifikuar të zhvillohen takime me studentë e pedagogë në Fakultetet e Drejtësisë, ku vend i veçantë do t’i kushtohet se çfarë duhet dhe mund të bëjë sistemi i drejtësisë në Shqipëri për të luftuar fenomenin, me studentët e Fakultetit të Gazetarisë për dhënien e çmimit për shkrimin më të mirë, Shkollën e Policisë etj. si aktorë të rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për t’i thënë STOP fenomenit të dhunës ndaj graus e dhunës në familjejanë planifikuar përveç diskutimeve të jepen çmime edhe për esenë më të mirë të përgatitur prej tyre.

Këtë vit u miratua dhe ka filluar Ngritja e Mekanizmit të Referimit për rastet e Viktimave të Dhunës në familje në nivel vendor. Së bashku me Rrjetin kundër dhunës ndaj gruas është punuar dhe po punohet për ngritjen e kapaciteteve të këtij rrjeti dhe fuqizimin e tij, i cili do t’i japë përgjigje të menjëhershme rasteve të dhunës në familje në nivel lokal. Tre takime rajonale do të zhvillohen në kuadër të këtij mekanizmi në Sarandë, Pukë e Berat, për të koordinuar punën e përpjekjet e përbashkëta.

Konferenca e planifikuar më datë 9 dhjetor 2011 shënon pikën kulmore të kësaj Fushate duke sjellë këtë vit një hap pozitiv siç është miratimi në parim për nënshkrimin e Konventës Europiane “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. Konventa në fjalë është një dokument i rëndësishëm në luftën rajonale dhe përpjekjet e vendeve europiane për të luftuar në mënyrë të koordinuar dhunën me bazë gjinore. Me miratimin e saj dhe ratifikimin në vitin  në vazhdim Qeveria Shqiptare merr përsipër mjaft detyrime për të mbështetur viktimat e dhunës ndaj grave në të gjitha mënyrat.

Dhe kjo sepse Qeveria Shqiptare është angazhuar tashmë seriozisht për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare dhe luftën kundër dhunës në familj. Në respektim të detyrimeve të dokumentave të rëndësishëm ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe në veçanti të Konventave dhe Programeve për të drejtat e grave ku Shqipëria është palë, të tilla si Konventa “Për eleminimin e diskriminimit ndaj gruas”, Platforma për Veprim e Pekinit, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, por edhe në kuadër të përafrimit të legjislacionit vendas me aquis communitere të BE janë hartuar e miratuar dhe zbatuar dokumenta kombëtarë të rëndësishëm. Në qershor të këtij viti u miratua Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimin e Dhunës me bazë gjinore dhe Dhunës në Familje për vitet 2011-2015 ku masa të rëndësishme do të ndërmeren sidomos për fuqizimin ekonomik të grave të cilat, rritjen e pjesmarrjes së tyre në vendimarrjen politike e publike, forcimin e mekanizmave ligjorë e institucionalë të cilat padyshim janë të lidhura me luftën për reduktimin e dhunës me bazë gjinore.

Duke e mbyllur fjalën time, shpreh angazhimin e Qeverisë dhe MPCSSHB si insitucioni koordinues  se lufta kundër dhunës ndaj grave  në familje dhe jashtë mureve të shtëpisë është një prioritet në vazhdimësi i cili nuk kufizohet dhe përfundon vetëm gjatë kësaj fushate.

I ftoj të gjithë aktorët të punojmë së bashku aktivisht “të bashkuar t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”
Faleminderit,
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website