


| Ministri i Punës prezanton Projektbuxhetin e MPÇSSHB për vitin 2012 |
|
|
| Wednesday, 16 November 2011 16:53 |
Ksera: Fondi mundëson realizimin e prioriteteve në uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit “Projektbuxheti i vitit 2012 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është më i madhi i planifikuar ndonjëherë për këtë institucion dhe në total arrin në 53.49 miliardë lekë, ose 3.84% e PBB dhe bashkë me të ardhurat kontributive, buxheti i MPÇSSHB shkon në 7.6% e PBB, tregues ky i fytyrës sociale të kësaj Qeverie”, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, në prezantimin e Projekt-buxhetit të Ministrisë për vitin 2012, në Komisionin parlamentar të Punës, Çështje Sociale dhe Shëndetësisë.Pas prezantimit të Projekt-buxhetit të MPÇSSHB, deputetët e Komisionit bënë pyetje për elementë të veçantë, duke u fokusuar në mbulimin e nevoja të familjeve pa të ardhura, politikat specifike për rritjen e punësimit, etj. Me konsensusin e të gjithë anëtarëve të Komisionit u vendos që seanca të vazhdojë ditën e hënë. Më poshtë, prezantimi i plotë i Projekt-buxhetit nga Ministri Ksera: Projektbuxheti i vitit 2012 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është më i madhi i planifikuar ndonjëherë për këtë institucion dhe në total arrin në 53.49 miliardë lekë, ose 3.84% e PBB dhe bashkë me të ardhurat kontributive, buxheti i MPÇSSHB shkon në 7.6% e PBB, tregues ky i fytyrës sociale të kësaj Qeverie. Në krahasim me buxhetin e rishikuar 2011, projekt-buxheti i vitit 2012 ka një rritje prej 6.54% dhe, në vlerë absolute, një rritje prej 3.29 miliardë lekë. Ky Projektbuxhet mundëson realizimin e prioriteteve në fushat që Ministria mbulon për uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit. Per te shkarkuar te plote materialin klikoni ... ketu |