|
Ksera në RTV Scan: Do të vazhdojë politika e rritjes së pagave dhe pensioneve |
|
|
|
Tuesday, 15 November 2011 18:01 |
Kështu ka deklaruar Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, i ftuar në studimon e RTV Scan. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Elton Metaj, Ministri i Punës bëri një prezantim të projekt-buxhetit të vitit 2012 për programet e kësaj Ministrie, duke u fokusuar tek mbështetja e objektivave për rritjen e pagave dhe pensioneve, mbështetjen me të ardhura të kategorive në nevojë dhe programet për nxitjen e punësimit. “Për herë të parë këtë vit buxheti i akorduar për Ministri e Punës është më i madhi, duke ia kaluar në vlerë absolute edhe fondit të akorduar për Ministri të tilla si ajo e Transportit”, u shpreh Ministri Ksera, “gjë që është një tregues i qartë i fytyrës sociale të kësaj Qeverie”. |