


| ITALI - RIMARRJE VIZE TURISTIKE |
|
|
|
Jam shtetase shqiptare dhe ndodhem në Itali me një vizë turistike me vlefshmëri kohore 90 ditë. Së bashku me mikpritësen time shkuam tek autoritet policore përkatëse për të bërë deklaratën përkatëse. Atje nënshkrova edhe një dokument të Quajtur Prania në Territor. Me përfundimin e periudhës së qëndrimit të ligjshëm në Itali, 90-ditore sa kohë duhet të qëndroj jashtë saj për të marrë një vizë tjetër turistike në pasaportë për 90 ditë të tjera? Ti duhet të qëndrosh jashtë “Zonës Shengen” për periudhën 3-mujore, meqë turisti mund të qëndrojë në këtë territor deri në 90 ditë për çdo 6-mujor. Pra, shtetasi i huaj mund të hyjë me vizë turitike dhe të qëndrojë në “Zonën Shengen” deri në 90 ditë të mbledhura, por edhe të njëpasnjëshme në një 6-mujor. Kështu, është e mundur të merret një vizë e re turistike edhe me fillimin e 6-mujorit tjetër, sepse nuk është e nevojshme që mes një 6-mujori dhe një tjetri të ketë një periudhë pritjeje. |