mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Cedelino italiane per te levizur ne vendet e BE Print E-mail
Jam një shtetase shqiptare që prej vitesh jetoj dhe punoj në Itali. Prej muajsh kam hedhur dokumentat dhe  jam në pritje të ripërtëritjes së lejes së qëndrimit. Dhjetë ditë të pushimeve vjetore i kalova në Shqipëri dhe tani jam kthyer përsëri në vendbanimin tim, në Itali. Por, do të doja të shkoja në Gjermani dhe të takoja vëllanë, i cili sapo është bërë me fëmijë. A është e mundur që të lëviz me ricevuta-n e Poste Italiane, në mungesë të lejes së qëndrimit?

Shtetasit shqiptarë, si çdo shtetas i huaj, nëse zotërojnë “cedolino”-n apo dëftesën e lëshuar nga Poste Italiane, ku vërtetohet se janë dorëzuar dokumentet për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, jo vetëm mund të rikthehen për pushime në atdheun e tyre, por mund të kalojnë dhe të qëndrojnë deri në tre muaj në të gjithë ato Shtete që bëjnë pjesë në “Zonën Shengen”.
Komisioni Evropian bën me dije se deri më 31 janar, “cedolino” e lëshuar nga Poste Italiane do të konsiderohet si një dokument i barazvlefshëm i një lejeje qëndrimi në të gjithë ato Shtete që bëjnë pjesë në “Zonën Shengen”.
Kështu, ajo dëftesë mundëson kalimin e kufijve gjatë udhëtimeve Itali-Shqipëri dhe rikthim, por edhe qëndrimin për turizëm deri në tre muaj.
Nxitja dhe zanafilla e këtij sqarimi nga ana e Komisionit Evropian erdhi nga ankesa e një shtetaseje të huaj e cila, ndërkohë që mbetej në pritje të ripërtëritjes së lejes së qëndrimit, i kërkoi autoriteteve franceze vizë për qëndrim afatshkurtër në Francë. Autoritete franceze ia refuzuan kërkesën me motivin se aplikuesja nuk zotëronte një leje qëndrimi të vlefshme.
E dëmtuara iu drejtua Brukselit, i cili iu përgjigj pak ditë më parë. Më 25 korrik 2008, shpjegon një funksionar i Brukselit, autoritetet italiane informuan Komisionin dhe Këshillin Evropian, që për shkak të futjes së lejeve elektronike të qëndrimit, ende haseshin vonesa në lëshimin e lejeve të qëndrimit të ripërtëritura. Kështu, ato kërkuan dhe ia arritën që Shtetet Anëtare “ta njohin ricevuta-n e lëshuar pas paraqitjes së kërkesës për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit lëshuar nga Poste Italiane, si një leje qëndrimi, brenda harkut kohor 1 gusht 2008-31 janar 2009.
“Si rrjedhojë, - i shpjegon Komisioni shtetases së huaj në Itali, - në harkun kohor nga 1 gusht 2008-31 janar 2009, nuk jeni e detyruar të kërkoni vizë hyrjeje për në Francë, apo në një Shtet tjetër të “Shengenit”. Gjatë këtij harku kohor, ricevuta e lëshuar nga autoritetet italiane do të jetë e barazvlefshme me një vizë qëndrimi afatashkurtër”.
Në letër-përgjigjen e Brukselit,  sqarohet:
“Shtetasit nga Shtete Jo-Anëtare, që posedojnë një leje qëndrimi, lëshuar nga një shtet i Shengenit kanë të drejtë të udhëtojnë në shtetet e tjera të Shengenit për një periudhë deri në tre muaj, brenda një periudhe gjashtëmujore, pa vizë, pasi lejet e tyre të qëndrimit trajtohen si të barabarta me viza qëndrimi afatshkurtër, në zbatim të Nenit 21 të Konventës së Zbatimit Shengen. Në zbatim të Nenit 34 (a) të Kodit mbi Kufirin Shengen, Shtetet Anëtare njoftojnë Komisionin mbi listën e lejeve të qëndrimit të lëshuara prej tyre. Komisioni boton rregullisht përditësime të këtyre listave në Gazetën Zyrtare  të tij, si dhe në ëebsite e tij zyrtar.
Kështu, për periudhën 1 gusht 2008-31 janar 2009 ju nuk duhet të kërkoni vizë për të vizituar Francën, apo ndonjë Shtet tjetër të Shengenit deri në tre muaj për një periudhë gjashtëmujore, sakohë që prisni ripërtëritjen e lejes suaj të qëndrimit. Gjatë kësaj periudhe, dëftesa e lëshuar nga autoritetet italiane konsiderohet si e barazvlefshme me një vizë afatshkurtër.”
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj